Edhe Franca përjeton tmerr, 112 vdekje brenda një dite

Franca ka regjistruar 112 vdekje të koronavirusit brenda një dite, duke e çuar numrin në total 562, tha Ministria e Shëndetësisë të shtunën.

Në shtetin francez ka 14,459 raste të konfirmuara, tha Ministria në një deklaratë, njofton Klan Kosova.

Sipas raporteve 1.525 njerëz janë në gjendje të rëndë nga 6,172 që aktualisht janë të shtruar në spital. Gjysma e rasteve të rënda ishin njerëz të moshës nën 60 vjeç.

Këto shifra vijnë derisa vendi përjetoi ditën e pestë të bllokimit, me rreth 100,000 policë dhe xhandarë të vendosur në të gjithë vendin për të zbatuar masat e reja, shkruan France 24.

Njerëzit lejohen vetëm të largohen nga shtëpia për arsye të sanksionuara zyrtarisht, si: shkuarja në punë, pazar për nevoja ose për trajtim mjekësor.

Related posts

Koronavirusi po e sjell një të mirë – pastrimin e ajrit në botë

admin

Pompeo: Partia komuniste kineze nuk na informoi në kohë për virusin

admin

Trump: Unë nuk do ta shpërndaj policinë për shkak të vrasjes së Floyd

admin

Japonia përgatitet për heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme

admin

“Leopoldina” paraqet rekomandimet për kthimin në normalitet të Gjermanisë

admin

Vdekshmëria nga COVID, më e ulëta nga 4 pandemitë më të mëdha të shekullit

admin