Bota lufton me virusin, Koreja e Veriut…

Teksa bota po përjeton momente të vështira si pasojë e koronavirusit, lideri i Koresë së Veriut ka shfrytëzuar rastin për të marrë vëmendjen e të gjithëve. Ushtria e tij ka bërë me dije se ka lëshuar dy raketa balistike me rreze të shkurtër në Detin e Japonisë, në orët e para të kësaj të shtune.

Shefi i Shtabit të Koresë së Jugut ka deklaruar se Kim po vijon të lëshojë raketa dhe se ky veprim i tij është shumë i papërshtatshëm pikërisht në këtë periudhë ku e njerëzit dhe mjekët janë në luftë më kohën. Deri tani nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus në Korenë e Veriut, megjithëse disa ekspertë kanë hedhur dyshime mbi këtë.

Më herët lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-Un deklaroi në muajin Dhjetor se shumë shpejt do të nxjerrë një tjetër armë të fuqishme bërthamore. Ndërsa SHBA-ja dhe Kina i kanë bërë thirrje Kim Jong-Un që të rikthehet në bisedime për të mbyllur marrëveshjen për programin e saj bërthamor dhe raketor.

Donald Trump dhe lideri komunist zhvilluan takimin e parë historik në 2018 në Singapor. Ndërsa në Shkurt të vitit 2019 u takuan për herë të dytë në Vietnam. Ishte pikërisht samiti i fundit që riktheu dyshimet mes palëve se bisedimet ishin në rrugën e duhur.

Gjithnjë lideri i Koresë së Veriut ka kërkuar ulje të madhe të sanksioneve amerikane në këmbim të pezullimit të një pjese të programit bërthamor. Pavarësisht se kreu i Shtëpisë së Bardhë nuk ka hequr asnjë sanksion, lideri komunist gjithmonë i ka braktisur takimet.

Klan Plus

Related posts

Biden rreth akuzës për sulm seksual: Nuk ka ndodhur kurrë, kurrë!

admin

Koronavirusi, numri i viktimave në Spanjë kalon 1.000

admin

Boris Johnson rezulton negativ në testin për COVID, por vijon të qëndrojë në izolim

admin

“Nikotina nuk mbron nga koronavirusi”, OBSH-ja kundër studimit francez

admin

Australi, rikthehen ngjarjet sportive, koncertet dhe festivalet

admin

Eksperti i OBSH: Bota do të duhet të jetojë me kërcënimin e koronavirusit

admin