Borell i kundërpërgjigjet Thaçit: Lajçak ka besimin e BE-së, do të bëjë punë të shkëlqyer për dialogun

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punë të Jashtme, Joseph Borell, i është kundërpërgjigjur presidentit kosovar, Hashim Thaçi, për emërimin e sllovakut Miroslav Lajçak si emisar për dialogun Kosovë-Serbi.

Thaçi sot ka deklaruar se është në interes të Kosovës dhe në interes të kredibilitetit të BE-së që ministri i jashtëm i Sllovakisë të mos emërohet i dërguar special për dialogun nga ana e BE-së, njofton Klan Kosova.

Por, fjalë të tjera ka Borell, i cili e lavdëroi shumë atë.

“Miroslav Lajçak është një politikan shumë i respektuar dhe një diplomat me përvojë, i cili gëzon besim të plotë në të gjithë BE-në. Jam i sigurt se ai do të bëjë një punë të shkëlqyeshme si Përfaqësues Special i BE-së, duke ndihmuar në rifillimin e dialogut Beograd – Prishtinë”.

Josep Borrell Fontelles@JosepBorrellF

.@MiroslavLajcak is a very respected politician and experienced diplomat, who enjoys full trust throughout the EU. I am sure he will be doing an excellent job as EU Special Representative, helping to relaunch the Belgrade – Pristina dialogue318:58 PM – Mar 21, 2020Twitter Ads info and privacySee Josep Borrell Fontelles’s other Tweets

Thaçi dje shkroi në Twitter se Lajçak është emëruar zyrtarisht si emisar për dialogun, por këtë e përgënjeshtroi zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, duke thënë se ende nuk ka ndodhur një gjë e tillë.

Edhe pas kësaj, Thaçi shkroi se shpreson që ka gabuar.

“Kam dëshirë që BE-ja ta dëshmojë që jam gabim për emërimin e Lajçakut si i dërguar special për dialogun. Kjo do të ishte në interes të Kosovës dhe do ta përmirësonte kredibilitetin e BE-së. Argumenti im nuk lidhet me procedura të brendshme, por me gabimet strategjike. Sllovakia nuk e ka njohur Kosovën dhe ka votuar kundër nesh në UNESCO”.

Hashim Thaçi@HashimThaciRKS

I welcome EU proving me wrong on my claim about Lajcak’s appointment as SE. That’d be in Kosovo’s interest & improve EU’s credibility. My argument isn’t related to internal procedures, but rather strategic mistakes. Slovakia hasn’t recognized Kosovo & voted against us in UNESCO

Related posts

Njëzetenjë vjet nga fillimi i bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë

admin

Njoftim i rëndësishëm për kosovarët e mbetur në Turqi

admin

Qeveria akuzohet se po lë punëtorët e sektorit privat pa rroga

admin

Ky është fjalimi i Avdullah Hotit që e acaroi Kurtin dhe e shtyri ta shkarkon në gjysmë të natës

admin

Kosova hap kufirin me Shqipërinë, s’ka më vetizolim 7-ditor

admin

Tre të vdekur në një aksident trafiku në autostradën Prishtinë – Shkup

admin