Armata prej sot në patrullime të përbashkëta me MPB-në

Kufiri shtetëror, objektet vitale dhe pikat në zonat e krizës nga sot, së bashku me policinë, do të sigurohen nga anëtarët e Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Shefi i Shtatmadhorisë , gjeneral-nënkoloneli, Vasko Gjurqinovski dje informoi se do të vërehet prani e dukshme e Armatës kombinuar me patrullime të përbashkëta me policinë, për sigurimin e të gjitha vendkalimeve shtetërore të atdheut tonë

“Kemi kapacitete të mjaftueshme njerëzore dhe teknike, përvojë, njohuri, kemi masa përkatëse. Uniteti, disiplina e të gjithë neve jashtëzakonisht janë thelbësore me qëllim që me sukses të përballemi me krizën, respektim të vazhdueshëm  të masave nga institucionet kompetente”, porositi ai.

Gjenerali shtoi se prej para tre ditëve pas shpalljes të gjendjes së jashtëzakonshme në vendin tonë, Armata zbaton dhe kryen obligime të rëndësishme shtesë dhe detyrime, ndërsa tashmë realizojnë aktivitete të përbashkëta në mbështetje të MPB-së.

“Njerëzimi, vendi, rajoni, Evropa dhe Bota lufton me armikun vdekjeprurës të paparë shumë të fuqishëm, por i mposhtur është derisa ne të gjithë së bashku në mënyrë dinjitoze dhe me ashpërsi i respektojmë masat dhe rekomandimet e institucioneve tona shtetërore. Armata tërësisht do të përfshihet në mbështetje të popullatës sonë”, ka apeluar Gjurçinovski.

Gjenerali tha përbërja rezerve e Armatës nuk do të mobilizohet dhe potencoi se në këtë periudhë të rëndë të ndërmarrim gjithçka që është në fuqinë tonë, të mos lejojmë të ndodh ajo që ndodh në disa vende tona aleate”, përfundoi Gjurçinovski.

Related posts

Filipçe: Është marrë plazmë e gjakut nga dy pacientë për të shëruar pacientë me koronavirus

admin

Nga e mërkura zgjatet ora policore, fillon në ora 16:00 deri në 05:00 të mëngjesit

admin

Tetova po respekton vendimin për lëvizje të kufizuar

admin

Bislimovski: Qytetarët faturat mund t’i paguajnë me këste

admin

Në Kërçovë 81 persona në izolim

admin

Mbi 500 paraqitje për mosrespektim të masave nga punëdhënësit

admin