Angela Merkel shihet duke blerë vetë në një dyqan

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, duket se është duke e përjetuar krizën e koronavirusit njësoj si miliona gjermanë të tjerë. Ajo është parë si kliente në një dyqan, duke shkuar nga rafti në raft për të kërkuar produkte të nevojshme.

Në disa fotografi të publikuara nga gazeta Bild, shefja e qeverisë gjermane shihet duke blerë produkte ushqimore të premten pasdite në Berlin.

Së pari, ajo shkoi në sektorin e perimeve e më pas te sektori i ëmbëlsirave.

Përpos prodhimeve ushqimore, ajo bleu edhe sapun dhe letër tualeti dhe në fund pagoi me kartelë bankare.

Merkel njihet për sjelljen modeste. Ajo edhe më parë është fotografuar duke e kryer vetë pazarin për nevojat shtëpiake.

Related posts

Moskë, 2 për qind të banorëve infektohen me koronavirus

admin

Kufizimi mund të ndikojë në një të katërtën e vendeve të punës në Europë

admin

OBSH: Boll përdorët maska për fytyrën nëse nuk jeni të sëmurë, mjekët kanë më shumë nevojë

admin

Kryeministri i Izraeli, Benjamin Netanyahu në karantinë

admin

Ushtari e ushtarja italiane s’mund të prisnin të kalojë koronavirusi, martohen në fushëbetejë

admin

Britani e Madhe/Kufizimet e koronavirusit mund të zgjasin për 6 muaj ose edhe më gjatë

admin