Ushtria gjemane e gatshme për të ndihmuar në parandalimin e koronavirusit

Numri i in fektuar në Gjermani është mbi 10 000, ka njoftuar Instituti Gjerman për Kontrollin e Sëmundjeve. Raste janë raportuar në të 16 landet gjermane.

Ministrja e Mbrojtjes e Gjermanisë, Annegret Kramp Karrenbauer, tha se ushtria gjermane po përgatitet të ndihmojë në lu ftimin e pandemisë, nëse shërbimet e tjera civile janë të mbingarkuara me punë.

“Të gjithë duhet të kuptojmë se lu ftimi i koronavirusit është si një maratonë. Ne po përgatitemi për një skenar më të keq, në të cilin një numër i madh njerëzish do të in fektoheshin. Ne kemi njerëz të mjaftueshëm për të ndihmuar”, tha ministrja e Mbrojtjes.

OBSHja e ka shpallur pandemi sëmundjen që shkakton koronavirusi, COVID 19. Pandemia ndodh kur një sëmundje in fektive përhapet lehtësisht nga personi në person në shumë pjesë të botës. Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins në gjithë botën, në total janë: 222 643 njerëz të in fektuar, 8 966 të vd ekur dhe 84 179 të shëruar.

Related posts

Deri në ora 18 të paraqiten të gjithë qytetarët që duan të kthehen në vend

admin

Qyteti i Shkupit i dhuroi 3.000 maska Ministrisë së Shëndetësisë

admin

“Reketi”, dëshmuan Fatime Fetai dhe Trajçe Pelivanov

admin

Ohër, gastronomet paralajmërojnë rritjen e çmimeve

admin

Ohër, banorët kundër mysafirëve të ardhur nga Shkupi

admin

Tre policë rezultojnë pozitiv me koronavirus

admin