Tuchel nuk pëlqehet nga yjet e PSG, gati oferta për Allegrin

Thomas Tuchel mund të fitojë sërish kampionatin në Francë, por nuk e ka të sigurt qëndrimin te Paris Saint Germain.

Kjo pasi sipas medieve franceze të afërta me klubin, janë yjet e ekipit që nuk e duan.Neymar, Kylian Mbappe, Edinson Cavani e së fundi Mauro Icardi, nuk kanë pasur kohë pas kohe marrdhënje të mira me trajnerin duke kërkuar edhe shkarkimin e tij.

Klubi është duke punuar që të gjejë pasardhësin e tij, pas mbylljes së këtij kampionati, që ka mbetur pezull shkaku i coronavirusit.

Massimiliano Allegrit është në radarin e PSG-së dhe nuk është i angazhuar në ndonjë klubAllegri gjatë kësaj periudhe po studion gjuhën angleze dhe ka qenë i lidhur me disa klube angleze.

Leonardo n anën tjetër e pëlqen shumë ish-trajnerin e Juventusit.

PSG dhe Allegri kanë nisur kontaktet e para dhe mundësitë janë të mëdha që ai të ulet në stolin e kampionëve të Francës në sezonin e ardhshëm. /Telegrafi/


.


Related posts

La Liga cakton datat e para të vazhdimit të sezonit

admin

Zidane pas fitores së Real Madridit: Të jemi lider nuk do thotë asgjë, shpresoj që Ramos nuk ka pësuar lëndim serioz

admin

Bartomeu: Mund të bëjmë sërisht transferime të bujshme

admin

Maqedoni-Kosovë, do të zhvillohet në tetor ose nëntor?!

admin

Gara e UFC 249 do të zhvillohet, nuk e ndal “Covid 19”

admin

Drejt zyrtarizimit, UEFA merr vendim për kampionatet

admin