Rama: Pagat do të kompensohen, për tre muaj shteti u del garant bizneseve

Kryeministri Edi Rama thotë se për konsumatorët familjarë dhe bizneset e vogla do të falen të gjitha kamatëvonesat në kuadrin e masave ndaj krizës për shkak të coronavirusit.  

“Biznesi i vogël, njësoj si qytetarët ka kamatëvonesa ndaj të gjitha do të fshihen. Janë 211 mijë persona. Është një barrë shtesë, e cila do të hiqet e gjitha”, tha kryeministri sonte në një lidhje direkte nga shtëpia për Tv Klan.

Duke sqaruar pikat e planit financiar që u shpall sot, Rama hodhi dritë mbi mënyrën sesi do të bëhet kompensimi i rrogave të punonjësve që kanë pezulluar punën.

Ai tha se të gjithë do të paguhen aq sa i kanë pasur rrogat e munguara. Kurse paralajmëroi se për ata punonjës të cilëve u është hapur apo lejuar aktiviteti i punës ku kanë qenë dhe nuk shkojnë, ata nuk do të kompensohen. “Nëse aktiviteti është hapur dhe punonjësit nuk shkojnë në punë, nuk kanë kompensim”, tha ai.

Më tej Rama ka sqaruar procesin e dhënies së kredive që do t’u jepen bizneseve për të kaluar situatën e krizës nga shpërthimi i coronavirusit, duke i dalë garant shteti deri në 100 milionë lekë kreditim.

Ai tha se kjo skemë është e pajtuar me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko dhe nëse do të hasen probleme gjatë rrugës do të rishqyrtohet.

I pyetur, se nëse subjektet marrin kredinë dhe më pas nuk e shlyejnë atë, apo falimentojnë, Rama u shpreh se më pas hyn në fuqi plani B, por pa e sqaruar këtë të fundit se çfarë parashikon

Related posts

Veriu i Mitrovicës prej sot në karantinë

admin

Haradinaj: Kosova sot pësoi nga pandemia, por edhe nga keqmenaxhimi

admin

Arrestohen 10 persona, thyen rregullat e lëvizjes në kohë pandemie

admin

Lajme të mira nga Shqipërina, shërohen plotësisht dy pacientët e prekur me Koronavirus

admin

OLLURI: QEVERIA KURTI PO I FAVORIZON DOSTAT E HAKI ABAZIT

admin

Nga e hëna nis faza e dytë e lehtësimit të masave në Kosovë

admin