Pendarovski e nënshkroi Instrumentin për aderimin drejt NATO-s

Presidenti Stevo Pendarovski e nënshkroi Instrumentin për aderimin e vendit drejt NATO-s, që paraqet hap final për anëtarësimin në Aleancë.

“Me këtë dokument, unë, si President i shtetit, deklaroj solemnisht që Republika e Maqedonisë së Veriut aderon drejt Marrëveshjes Atlantikut të Veriut dhe detyrohet me përkushtim t’i zbatojë të gjitha dispozitat e përfshira në këtë Marrëveshje. Qytetarë të nderuar, ky është akti i fundit politik me të cilin vendi ynë zyrtarisht hyn në Aleancën e NATO-s. Ia ka vlejtur investimi sepse brezave tanë të ardhshëm u mundësojmë stabilitet, siguri dhe prosperitet më të madh. Urime na qoftë”, tha presidenti Pendarovski pas nënshkrimit të Instrumentit të aderimit të Republikës së Maqedonisë së veriut në NATO.

Instrumenti i aderimit paraprakisht u nënshkrua nga ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov.

“Me këtë nënshkrim, e plotësojmë premtimin drejt brezave të ardhshëm dhe vizionin e një Ballkani Perëndimor të qëndrueshëm, të sigurt dhe të prosperuar. Një shtet është i fortë sa janë të shëndetshme institucionet e saj demokratike, por  një shtet është i fuqishëm po aq sa ka miq. Me 29 aleatë, tani e tutje, Maqedonia e Veriut është më e fortë dhe më e sigurt se kurrë. Urime atdhe”, tha ministri Dimitrov.

Related posts

Bujar Osmani i kundërpërgjigjet Zoran Zaevit për Kryeministrin shqiptar

admin

Varhelyi: Ballkani Perëndimor ka prioritet për BE-në

admin

Sot jepet vendimi për rastin “Titanik 3”

admin

Mickoski: Zaev dhe BDI i mundësuan biznesmenit DAKA të ndërtojë në Tetovë banesa në vlerë prej 200 milion euro

admin

Spasovski: Jemi në gjendje të jashtëzakonshme por qytetarët do të mund të lëvizin

admin

Ziberi takon mësuesit e Çairit, premton rrogë minimale prej 600 euro

admin