Pas vendimit të Qeverisë, sonte hapen gjashtë pika kufitare mes Kosovës e Serbisë për importin e lëndës së parë

Sonte do të hapen gjashtë pika kufitare mes Kosovës e Serbisë për importin e lëndës së parë.

Kjo u bë e ditur nga kryeministri Albin Kurti, pas mbledhjes së qeverisë, ku me shumicë votash u miratua heqja e pjesshme të taksës 100% ndaj Serbisë.

“U votua me 10 vota për dhe 2 abstenime Vendimi për të liruar nga tarifa 100% importin e lëndës së parë nga Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina. Sonte, nga ora 24:00 do të hapen gjashtë pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, 1, 31, 3, 4, 5 dhe 6, për importimin e lëndës së parë. Kurse, deri më 1 prill Qeveria e Kosovës do të nxjerr një vendim tjetër për vënien e masave të reciprocitetit në vend të tarifës 100%”, ka thënë Kurti.

Kurse, sipas kryeministrit Kurti, deri më 1 prill Qeveria e Kosovës do të nxjerr një vendim tjetër për vënien e masave të reciprocitetit në vend të tarifës 100%./Telegrafi/


Related posts

Zaharieva: Bullgaria nuk e konteston të drejtën e vetëvendosjes së RMV-së, por kërkon njohjen e të vërtetës historike

admin

Fillon rënia e kurbës, sa raste të reja me koronavirus u konstatuan sot në Shqipëri

admin

Mblidhe Kryesia e Kuvendit, procedohet projektligji për luftimin e COVID-19

admin

Një person hidhet nga ndërtesa e konvikteve në Prishtinë

admin

Shpend Ahmeti i gëzohet vendimit të fundit të Qeverisë

admin

​Edhe 7 raste të reja me koronavirus në Kosovë, të gjitha nga Malisheva

admin