“Më qëlloi të jem në krye në këtë kohë të mallkuar”, Rama: Nuk dimë dot se në çfarë pike do të na bien të ardhurat

Kryeministri Edi Rama ashtu siç njoftoi në një komunikim të drejtëpërdrejtë ka folur për situatën e krijuar nga koronavirusi.

Ndërkohë në këtë komunikim do publikohet plani financiar për përballimin e situatës së COVID-19.

“Më qëlloi të jem në krye në këtë kohë të mallkuar. Ushtria amerikane më e madhe si ushtria e vogël shqiptare kanë të njëjtën forcë goditëse, zero. Kjo është një luftë. Ndajeni mendjen bashkë me mua se në këtë luftë jemi vetëm dhe kemi vetëm njëri tjetrin.

Pikërisht pse jemi më të dobët se ata vrapuam më shpejtë për tu mbyllur në shtëpi deri kur ky armik i egër të shporret.

Qeveria mbledh edhe administron të ardhurat nga puna e secilit prej nesh. Rriten të ardhurat, ka më shumë për shtëpinë, bien të ardhurat ka më pak. Shteti mbahet me taksa, jo me frymën e shenjtë. Në këtë luftë të ardhurat e shtetit do të bien në një pikiatë po aq të hatashme dhe më dëgjoni.

Nuk dimë dot se në çfarë pike do të na bien të ardhurat. Nuk mund të jetë një plan për ti kënaqur të gjithë sot dhe për ti lënë me gisht në gojë nesër. 

Veshët tuaj batërdisen me lloj-lloj platformash që e kthejnë detin në kos. Të ardhurat këtë muaj do të bien shumë, po muajin tjetër sa mund të bien. Po sikur të mos mjaftojë, sa do të zgjasë kjo.

Pyetja ime që nuk më ndahet është deri kur vazhdon kjo luftë?

Jo unë, por askush në këtë botë nuk e dinë se deri kur vazhdon kjo luftë. Plani ynë nuk do të jetë një plan i vetëm, por një plan A me një plan B që pason me një plan C.

Nëse vjen puna për të shtuar te një plan D zoti i madh e ndriçoftë se nuk e dimë se si do të jetë një plan D. Ne mund duhet dhe të finacojmë mbijetesën në këtë luftë që do të përfundojnë në kthetrat e armikut.

Të tjerët jo vetëm që nuk duhet të kërkojnë asgjë nga ne, por duhet të japin nga vetja. Të bëjnë luftën e tyre fizikisht si të gjithë të tjerët. Për të gjithë ata që sot fitojnë më shumë apo kanë nja pagë të lartë, por më binden se ky mund të konceptohej si i paguar.

Do të pëfshihet paga e anëtarëve të Këshillit të Ministrave dhe deputetët e Kuvendit të Shqipërisë se do të marrin gjysmën e rrogës. Haka e don që të falenderoj Presidentin e Republikës së Shqipërisë që ka dhënë ndihmën e tij”, tha Rama.

Related posts

Shkon në 6 numri i viktimave nga Coronavirusi në Shqipëri, ndërron jetë pacientja 71-vjeçare

admin

Vazhdon kriza politike, pavarësisht që javët në vijim janë më kritike për luftimin e coronavirusit

admin

LDK-ja dhe opozita të vendosura ta votojnë mocionin për rrëzimin e Qeverisë

admin

Koronavirusi vret një tjetër person në Shqipëri

admin

Në Serbi arrin aeroplani i 11-të me ndihma nga Rusia

admin

Pak para nisjes së Samitit të Zagrebit, Presidenti Thaçi flet në telefon me kryeministrin kroat

admin