Kushdo që hyn në Kosovë, dërgohet për 14 ditë në karantinë

Thirrje për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës jashtë vendit

Për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19 dhe masave të cilat Qeveria e Kosovës i ka ndërmarrë për ta luftuar atë, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Ministria e Shëndetësisë bëjnë të ditur që secili nga qytetarët tanë që futet në Republikën e Kosovës, nëpërmjet Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës apo kufijve tokësor, do të dërgohet në karantinë për 14 ditë, në një vend të caktuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Për shkak të kapaciteteve të kufizuara të karantinimit dhe në mënyrë që mos ta rrezikoni shëndetin tuaj, të familjes suaj dhe qytetarëve të tjerë, ju bëjmë thirrje që vetëm rastet, të cilat kanë urgjenca, të paraqiten në Ambasadat dhe Konsullatat e Republikës së Kosovës, për t’u përfshirë në listën e kthimit.

Gjithashtu, thirrjen e njëjtë ua bëjmë të gjithë qytetarëve, të cilët synojnë të hyjnë në Republikën e Kosovës nëpërmjet rrugëve tokësore.

Pandeminë COVID-19 nuk do të mund ta luftojmë nëse nuk kemi bashkëpunimin e gjithsecilit. Prandaj, kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj.

Me kujdes, por pa panik. /Kosova.info/

Related posts

Kufizimi i sërishëm i lëvizjes së qytetarëve në Kosovë konsiderohet antikushtetues

admin

Në linjën e parë të frontit kundër virusit korona, RMV-ja ka në dispozicion mbi 50 mijë persona

admin

Virusi korona, Kina dërgon ndihma në Serbi

admin

Thaçi: Nuk di nëse Kurti ishte i ftuar nga Shtëpia e Bardhë, por refuzimi i ftesës do të ishte gabim historik

admin

Jonida Maliqi me një look të ri do të kalojë pjesën tjetër të karantinës

admin

Greqi, vetëm 17 raste të reja dhe dy viktima gjatë 24 orëve të fundit

admin