‘Jetimat e Ballkanit’ ndihmojnë 50 familje në Klinë me gjëra ushqimore dhe higjienike

Komuna e Klinës është e para që ka hyrë në karantinë.

Kjo komunë ka kërkuar ndihmë, pasi që familjet kanë mbetur të izoluara dhe kanë nevojë për ushqim dhe gjëra tjera higjienike.

Shoqata bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, në bashkëpunim me Komunën e Klinës u kanë ndal në ndihmë 50 familjeve skamnore në këtë qytet.

Kjo ndihmë u bë në bashkëpunim me Komunën e Klinës.

Ndërsa njoftimin e ka bërë të ditur, drejtori i kësaj shoqate, Halil Kastrati.

Lehtë nuk e kemi por me u ndale nuk do te ndalemi. Sot ishim ne Kline!

Për të ju gjendur afër nevojtareve stafi jone sot ishin ne komunën e Klinës dhe i ndihmuam 50 familje nevojtare me gjera ushqimore, higjienike dhe me nga një thes 25kg miell. Gjate këtyre ditëve i kemi furnizuar te gjitha familjet qe i kemi te regjistruara ne kuzhinat tona ne Prizren dhe Janjevë. Nesër plani jone është ta ndihmojmë komunën e Malishevës dhe do te vazhdojmë edhe komunat tjera. O Zot ruaje popullin tone dhe mbare njerizimin si dhe shpërblej bamirësit”, ka shkruar Kastrati. /Telegrafi/

Related posts

Politika apo thëngjilli e largoi Contour Global nga Kosova?

admin

Kosova lehtëson edhe më tej masat kundër koronavirusit

admin

​Shqipëri, sot mund të dalin nënat dhe fëmijët

admin

Maliqi: Me këto vendime i bie që Kurti po bën grushtet bolshevik

admin

Abazi sulmon Avdullah Hotin: Punoi për Thaçin, ishte në qeveri për të mbrojtur rrjetin e bizneseve dhe financat e Isa Mustafës

admin

Kurti zhvilloi bisedë telefonike me përfaqësuesit e Sanxhakut

admin