Haradinaj thotë se Qeveria që e hoqi taksën pjesërisht, po largohet me ‘marre’

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se Qeveria Kurti që sot e hoqi taksën për lëndën e parë ndaj mallrave të Serbisë, ashtu si e kishte fillimin e turpshëm, edhe po largohet me turp.

“Ashtu si e kishte fillimin e turpshëm, Qeveria në ikje gjithashtu po largohet me turp”, ka shkruar Haradinaj. Tutje, Haradinaj tha se kjo me këtë veprim u zhvlerësua kundërvlera për marrëveshjen finale dhe e humbi kreditin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Me këtë e zhvlerësoi kundërvlerën për marrëveshjen finale dhe e humbi plotësisht kreditin te partnerët ndërkombëtarë, e posaçërisht me te SHBA’ja”, ka thënë Haradinaj.

(Kosova Sot Online)

Related posts

Në Gostivar katër persona kanë shkelur orën policore

admin

Borell i kundërpërgjigjet Thaçit: Lajçak ka besimin e BE-së, do të bëjë punë të shkëlqyer për dialogun

admin

Haradinaj: Kurti po bën vetë-rrëzim të planifikuar

admin

Pesë të infektuar me koronavirus në Fushë Kosovë janë në gjendje stabile

admin

Deputeti i Kuvendit, infektohet me koronavirus

admin

Një person hidhet nga ndërtesa e konvikteve në Prishtinë

admin