Guvernatori i Kalifornisë: Qëndroni në shtëpi, virusi rrezikon 40 MILION BANORË!

Kalifornia lëshon urdhrin: Qëndroni në shtëpi

Kalifornia, shteti më i populluar i SHBA-së, lëshoi urdhrin “qëndroni në shtëpi”, si masë për frenimin e përhapjes së koronavirusit.

Guvernatori Gavin Newsom u tha banorëve se ata duhet të dalin nga shtëpia vetëm kur është e domosdoshme.

“Është një kohë kur duhet të bëjmë vendime të vështira. Duhet ta pranojmë realitetin”, tha ai.

Më herët, Newsom ka parashikuar se mbi gjysma e popullsisë prej 40 milionë banorësh e shtetit të tij do të infektohet me koronavirus, në dy muajt e ardhshëm.

Kalifornia është ndër shtetet e para amerikane që sjell kufizime të përgjithshme.

Në fillim të kësaj jave, Nevada ka njoftuar se bizneset jothelbësore do të mbyllen për 30 ditë.

Koronavirusi, i cili e shkakton sëmundjen COVID-19, ka vrarë 250 persona në SHBA dhe ka infektuar mbi 14,000 të tjerë.

Related posts

Mbi 1 milion të infektuar me koronavirus në të gjithë botën

admin

Putin: Optimizmi dhe humori i Boris Johnson do ta ndihmojnë të shërohet

admin

SHBA, zestohet te 30 000 vullnetarë një vaksinë antiCOVID-19

admin

Shtëpia e Bardhë: Së shpejti, njoftim për rihapjen e ekonomisë

admin

Gjermani, mbi 250 të vdekur nga koronavirusi

admin

Mbi 1.8 milion të infektuar në gjithë botën nga Covid-19

admin