Filipçe: Është rënduar gjendja e pacientes që është në aparate për frymëmarrje

Ministrim i shëndetësisë Venko Filipçe njoftoi se deri tani numri i të infektuarëve me koronavirus ka arritur në 70, ndërsa gjendja e pacientes e cila është në aparate për frymëmarrje është rënduar. Sipas tij deri në këto momente Dibra, Shkupi, Shtipi, Gostivari dhe Ohri janë qytetet ku ka pacientë të infektuar me koronavirus. Në mbledhjen e sotme diskutuam për gjendjen me koronavirusin në mbarë botën. Numri i përgjithshëm i të të testuarve është 43 prej të cilëve 3 janë pozitiv. Numri i të infektuarve tani në vendin tonë ka arritur në 70 pacientë. Qytetet ku ka pacient, Shkup, Dibër, Gostivar, Shtip dhe Ohër. Pacientja që është në aparate të frymëmarrjes ka hyrë në fazë kritike. Janë kryer vizita tek pacientët që janë në kurim shtëpiak. Ka pacient të cilët kanë përzgjedhur që të shërohen në shtëpi. Ndërkohë që gjendja e tyre shëndetësore e mundëson një gjë të tillë”, tha Venko Filipçe, ministër i shëndetësisë./Alsat

Related posts

MPB ka ngritur 77 padi penale për shkeljeve të masave për mbrojtje nga coronavirusi

admin

Filipçe: Mjekë amerikanë po trajtojnë stafin tonë infektologë

admin

Zbulohet studimi sekret gjerman i 2012-ës për një pandemi që do vinte nga Azia

admin

Orë policore nga ora 21 deri në ora 6

admin

Kryetari i Dibrës: Kërkojmë nga Qeveria që në ditët në vijim të dërgojë mjekë

admin

Struga ende e paprekur nga virusi, bëhen teste të qytetarëve

admin