Është infektuar me korona virus edhe aktorja e “La Casa De Papel”

Njëra prej aktoreve të serialit më të famshëm të momentit, “La Casa De Papel”, ka rezultuar pozitive në testin për virusin vdekeprurës Covid-19.

Bëhet fjalë për aktoren Itziar Ituno, e cila në serial ka rolin e inspektores Raquel Murillo. Vetë ajo e ka konfirmuar lajmin në një postim në llogarinë e saj në Instagram, teksa i bën thirrje të gjithëve të kujdesen për shëndetin.

“Është zyrtare, që nga e premtja pasdite kam simptoma – temperaturë dhe kollë të thatë  dhe sot kam pranuar informacionin nga testi epidemiologjik që kam bërë. Është koronavirus. Rasti im është i lehtë, por virusi është shumë ngjitës dhe i rrezikshëm për njerëzit me imunitet të dobët. Jini të vetëdijshëm, qëndroni në shtëpi dhe mbroni të tjerët”.

Ituno do të qëndrojë dy javë në karantinë, ndërsa mbetet të presim për të mësuar vazhdimësinë e shëndetit të saj.

“La Casa De Papel” do të lançojë sezonin e ri më datën 4 të muajit prill dhe ende nuk kemi asnjë lajm nëse kjo datë do të shtyhet apo jo për shkak të Koronavirusit.

Related posts

Trump dhe Pence dalin negativë në testin për Covid-19

admin

Lajm i mirë nga Italia, katër ditë me radhë shënohet rënie e të prekurve nga koronavirusi

admin

Spanjë, sërish rritje e vdekjeve ditore, 325 në 24 orët e fundit

admin

Vozit 209 km në orë ‘për të ikur’ nga koronavirusi

admin

Afrikano-amerikanët, ende më të varfër, më të sëmurë, më pak të arsimuar

admin

Qeveria mbyll sot baret, restorantet/ Nuk “binden” britanikët, festë dhe alkool gjithë natën – Foto

admin