Bie çmimi i naftës, më i ulëti në 17 vjet

Informacionet e fundit tregojnë se çmimet e karburantit të papërpunuar arritën nivelin më të ulët në 17 vjetët e fundit, teksa rënia vijoi edhe të mërkurën, mes frikës që ka mbërthyer globin pas shpërthimit të koronavirusit.

Në treg është ulur ndjeshëm kërkesa për naftë e duke i shtuar frikën e një krize ekonomike, çmimet kanë rënë ndjeshëm duke u tregtuar me 26 dollarë për fuçi.

Kërkesa për naftë mbetet e dobët për shkak të pandemisë koronavirus.

Ndërkohë, çmimi i naftës në bursën ndërkombëtare ka shënuar rënie për të dytën ditë me radhë në kohën kur rënia e kërkesës globale ia ka marrë anën peshës së marrëveshjes së vendeve të OPEC-ut për zvogëlimin e prodhimit.

Një fuçi nafte e papërpunuar të martën u shit për 33 centë më lirë, përkatësisht 0.5 për qind më lirë ose 63.92 dollarë.

Javën e kaluar, Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës dhe disa vende të tjera, përfshirë Rusinë, u pajtuan që ta zvogëlojnë edhe më shumë prodhimin e naftës për 1.7 milion fuçi në ditë për të mbajtur çmim stabil të karburanteve.

Related posts

“Evropa nuk do të rimëkëmbet” pa Italinë

admin

Gjermania lehtëson masat kufizuese, Merkel kërkon vigjilencë

admin

Bill Gates e hedh poshtë konspiracionin për mikroçipet

admin

Spanja heq kufizimet për turistët e huaj

admin

Parlamenti Europian: Maskat detyrim për këdo brenda ambienteve

admin

Afganistan, zgjatet izolimi në kryeqytet

admin