A do ta takojë Isa Mustafa – Kadri Veselin për t’ia kërkuar votat për rrëzimin e Kurtit?

Shkarkimi i Agim Veliut nga pozita e ministrit në ditën e 44 të qeverisjes LV – LDK, ishte edhe dita e fundit kur këto dy subjekte rrugëtuan së bashku në pushtet. Tashmë, kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka nisur të kërkojë votë për ta çuar në shtëpi, Albin Kurtin. Për ta bërë këtë i duhet edhe PDK’ja ani pse me këta të fundit janë shprehur të rezervuar kur janë pyetur për bashkëpunimin, shkruan Gazeta Express.

Situata me përhapjen e koronavirusit në vend, tashmë kur janë 20 raste pozitiv me virusin korona e shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme nga disa vende në rajon, nuk po e ndalë vrullin e Lidhjes Demokratike që sa më shpejtë t’i ndajnë përfundimisht rrugët me Vetëvendosjen në pushtet.

Shkarkimi i Agim Veliut nga pozita e ministrit të punëve të Brendshme u bë finalizim i marrëdhënieve që veçse po qëndronin të acaruara shkaku i tarifës.

Dje, Isa Mustafa pasi mblodhi kryesinë, tha se shumë shpejtë do të takohet me krerët e partive politike në vend, që t’ua kërkojë votën për mocionin e mosbesimit.

Related posts

Vazhdon kriza politike, pavarësisht që javët në vijim janë më kritike për luftimin e coronavirusit

admin

Mbi 4 milionë euro gjobë për 14 kompani të derivateve të naftës në Kosovë

admin

Mali i Zi, 197 të infektuar me koronavirus

admin

Këshilltari i Thaçit: Kurti u prish me Amerikën për Borrellin

admin

Blero- politikanëve: Mos gaboni me mungu, e keni mundësinë me mësu te “Mësimi Online”

admin

​BERZH ndan 1.7 miliardë euro për vendet e Ballkanit Perëndimor

admin