110 punëtorë mbetën në rrugë, falimenton fabrika në të cilën pronar është edhe Koço Angjushevi

Në vend se të jenë brenda duke punuar, dita e sotme i gjeti këta punëtorë duke protestuar para fabrikës në të cilën dikush ka mbi 20 ose 30 vite punë.

Të premten në mesditë drejtuesit e “Kast Invest” ua kumtuan lajmin se fabrika shkon në falimentim dhe se nga e hëna ata nuk janë më në punë.

Reshat Fejzullahu: Për aq kohë të shkurtër, për 10 minuta me e mbyll fabrikën, ne u habitëm…

TV21: S’keni ditur asgjë më parë?

RF: Asgjë, asgjë hiç”.

“Unë kam 20 vite këtu, e kam dhënë gjithë fuqinë time këtu. Ja ato tubat na kanë shtyrë t’i bëjmë sa më shpejtë, e kemi vazhduar edhe orarin e punës, vetëm që të kryhen sa më shpejtë. Gjëja e vetme që kërkojmë është të na japi vërtetimet dhe rrogat, kemi mbetur në rrugë, unë jam vet i 6-ti në shtëpi, të gjithë presin nga unë, s’kam ku të shkoj tjetër kund”, tha Samet Asani.

Kërkojnë vetëm 1 rrogë e gjysmë që nuk e kanë marrë, ndërkaq arsyet e falimentit që i la 110 punëtorë mes katër rrugëve as këta vetë nuk i dinë.

“Arsyet duhet të jenë biznesore . Tash të shohim kur të na i japin letrat me postë…”

Drejtori i prodhimit, ndonëse nuk e di sigurt, dyshon se falimentimi erdhi si pasojë e disa punëve që s’u bënë ashtu siç duhet.

MARIJAN MAJNOV, DREJTOR I PRODHIMIT

Marian Majanov- Drejtor i Prodhimit: Nuk e di bre djalë, unë jam drejtor i prodhimit. Nuk kam asnjë informacion.

TV21: Asgjë nuk u thanë nga udhëheqësia?

MM: Jo, jo… Të premten doli kamioni i fundit me shpejtësi dhe na u tha që nga e hëna të mos vihet në punë.

TV21: Mendoni se arsyeja është për shkak të mospasjes së punës apo për shkak të gjendjen me virusin korona?

MM: Mospasja e punës problemi më i madh. Nuk u bë punë siç duhej bërë…

Edhe punëtorë të tjerë na thanë se kohëve të fundit janë nxitur të punojnë shumë dhe se kamionë të tërë kanë transportuar prodhimet.

“Na shtynë të punojmë turbo, thonin se disa kamionë duhet të dalin jashtë… do me thënë 14 kamionë të ngarkuar dhe të nesërmen në mëngjes erdhi dikush për disa pjesë që menjëherë duheshin të transportoheshin. Nuk e di se ku, ndoshta në Serbi, Kroaci ose Gjermani, nuk e di… të gjitha pjesët i dërguan në “Brak” Veles”. Në mëngjes i telefonova drejtorit, edhe mbrëmë, nuk dëshiron as ta hapë telefonin, refuzon…”, tha Sadriov.

Edhe TV21 u përpoq të bie në kontakt me drejtorin Pero Kolev, por i njëjti nuk iu përgjigj as telefonatave e as mesazheve tona. Strukturën pronësore të “Kast Invest” e përbën edhe firma “Brako” që është e ish-zëvendëskryeministrit Koço Angjushev. Përveç tij pronarë të “Kastit” janë edhe 3 persona të tjerë. Me mesazhe iu drejtuam edhe Angjushevit, se pse falimentoi dhe nëse do t’u paguhen rrogat punëtorëve, por përgjigje deri në këto momente nuk morëm.

Related posts

Abdul-Selam Selami, drejtori i cili me vepra ngriti besimin e Pollogut dhe votën shqiptare

admin

Maqedoni, sot përsëri orë policore prej orës 16:00 deri në orën 5 të mëngjesit

admin

Zgjedhjet në BFI, reagon ASH-ja e Selës. BDI largë duartë nga BFI-ja

admin

Komunikacioni ne vend zhvillohet pa pengesa

admin

Filipçe: Është rënduar gjendja e pacientes që është në aparate për frymëmarrje

admin

Karaxhovski: Kemi propozuar karantinë në orën 22:00 për të evituar grupimet

admin