Xhemaili: Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme, nuk duhet të merret si shqetësim!

Ministri për përmirësimin e klimës investuese për ndërmarrjet vendore, Hisen Xhemaili vlerëson se
Pas dekretimit nga ana e Presidentit të shtetit me të cilën hyn në fuqi GJENDJA E JASHTËZAKONSHME nuk duhet të ketë asnjë lloj paniku, sepse gjendja e jashtëzakonshme nuk është asgjë më shumë sesa mundësi që qeveria të ketë kompetenca të shtuara për të ndërmarrë masa në të ardhmen të cilat do të kenë si qëllim kufizimin e përhapjes së sëmundjes.

Ose ndryshe mund të thuhet se qeveria do të merr kompetencat e kuvendit dhe do të sjell vendime që kanë forcën e ligjit, që do të thotë se, nëse tani nuk mund të bëjmë intervenime në mbrojtjen e njerëzve, në ruajtjen e ekonomisë, në mbrojtjen e ndërmarrjeve të vogla, për shkak të kufizimeve ligjore, qeveria do të ketë mundësi të bëj dekrete të veçanta që do të kenë fuqinë e ligjeve pa patur nevojë që të mblidhet parlamenti dhe të bëj ndryshimin e atyre ligjeve, gjë e cila do të mundësojë që në bazë ditore të ndërmarrin masa për ta menaxhuar më lehtë këtë situatë.

Andaj, shpallja e sotme e gjendjes së jashtëzakonshme nuk do të ndryshojë asgjë në jetën normale të njerëzve, përveç kësaj mundësie të re administrative të qeverisë se çfarë vendime do të merr në të ardhen qeveria në bazë të këtyre kompetencave të reja, do të mvaret se si do të zhvillohet situata, mirëpo çdo gjë do të bëhet në mënyrë transparente duke ju njoftuar në kohë për çfarëdo vendimi që do të marrim në të ardhmen.

Related posts

Ngjarjet në Strugë, Filipçe: Ngjarjet nuk do të ndikojnë në zbutjen e masave

admin

Ja kush janë emrat e sekretarëve shtetëror nga BDl

admin

Një 19-vjeçare vdiq pasi dyshohet që s’mori trajtim në Infektivë, rezultoi negative por 8 policë dërgohen në karantinë

admin

Ahmeti: Nuk ka ndasi në qeveri, të gjithë punojnë bashkë për të koordinuar aktivitetet

admin

Spasovski: Sanksione për secilin që nuk do të respektojë masat

admin

Osmani: Shqyrtohet mundësia që ora policore të jetë nga ora 19:00 deri 05:00

admin