LAJMI I FUNDIT: LDK inicion mocionin e mosbesimit për rrëzimin e Qeverisë Kurti

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa pas mbledhjes së Kryesisë ka deklaruar se kane iniciuar mocion mosbesimi ndaj Qeverisë Kurti.“Nëse nuk heqim taksën atëherë SHBA-të mund të tërheqin trupat. Gjithashtu edhe Contuor Global ka dhënë dorëheqjen nga Kosova e Re. Gjithashtu sot ka ndodhur një veprim i papritur duke u shkarkuar një minister, pa u konsultuar me mua dhe ne kundërshtim me marrëveshjen. Eshtë një veprim që tregon se zoti Kurti nuk do të bashkëpunojë me ne dhe ne kemi vendos te iniciojme mocionin e mosbesimit.Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se partneri i koalicionit, VV-ja, ka shkelur në disa pika marrëveshjen për bashkëqeverisje. Ka folur edhe për mospajtimet rreth taksës ndaj mallrave të Serbisë, për çka LDK-ja insiston që të hiqet plotësisht dhe pa kushte, siç po kërkon SHBA-ja.

Gjithashtu Mustafa tha se ky vendim erdhi edhe si rezultat i rrezikimit të mardhënjeve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.“Unë dëshiroj t’iu them se me 12 të këtij muaji e kam takuar Kurtin se bashku me kryeparlamentaren Osmanin dhe zv kryeministrin Hotin dhe kam kërkuar nga ai që të heqë tarifën pa kushte si e kërkon SHBA’ja, sepse rrezikimi i mardhënjeve nuk është në dobi të vendit tonë për shkak të një tarife të cilën nuk e ka vënë as LDK’ja as Vetëvendosja. Kam dhënë arsyet tona ne si LDK, është miqësia e përhershme me SHBA’në dhe ne nuk mund ta cenojmë identitetin tonë politik dhe as bashkëpunimin tonë me vendin që na ka ndihmuar ta fitojmë lirinë dhe pavarësinë”, ka thënë Mustafa.

“Nuk kam ndonjë përgjigje pozitive, meqenëse më 15 ka kaluar afati që Kurti ta heqë tarifën. Kam konsultuar bashkëpunëtoret e mi në LDK, i kam shkruar Kurtit që të ndërmerr veprimet deri në fund të kësaj jave ta heqë tarifën. Rrezikimi i raporteve me SHBA’në nënkupton rrezikimin e investimeve me 200 milionë dollarë”, ka thënë Mustafa.

Tutje, Mustafa kujtoi tërheqjen e investitorit në ndërtimin e termocentralit Kosova e Re.“Dje ka ndodh një tërheqje e investitorit Kosova e Re me arsyetim të ndryshimeve politike. Sa i përket asaj edhe ne kemi pasur vërejtjet tona për këtë projekt, por nuk kemi pritur që një investitor i tillë të hiqet nga këtu”, shtoi Mustafa.
Gjatë ditës, kryeministri Albin Kurti liroi nga pozita e ministrit Veliun, me arsyetimin se gjatë një interviste të mbrëmshme ka shpërndarë panik në kohën kur vendi po përballet me koronavirusin.LDK-ja dhe Vetëvendosje kanë vetëm një muaj e gjysmë që janë në koalicion.

Related posts

KJO ËSHTË “MARRËVESHJA SEKRETE” KOSOVË-SERBI, PËR TË CILËN PO FLASIN TË GJITHË

admin

Haradinaj, Kusarit e Kurtit: Unë nuk i vallëzoj Gadafit, nuk i zgërdhihem Bërnabiqit

admin

Javë konsultimesh, Thaçi pritet t’i ftojë në takim liderët politikë

admin

Arbana Xharra: Më parë vdes nga Coronavirusi sesa të përdorë respiratorë nga Turqia

admin

Jonida Maliqi me një look të ri do të kalojë pjesën tjetër të karantinës

admin

Mali i Zi arreston një person për publikim të identitetit të pacientëve me COVID-19

admin