Edhe 7 raste të reja me koronavirus, shkon në 42 numri i të infektuarve

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, përmes një statusi në fejsbuk ka bërë të ditur se kemi edhe 7 të prekur të tjerë me koronavirus në vend. Sipas ministrit Filipçe nga 38 të testuar për koronavirus, kanë dalë pozitivë 7 persona, 3 nga Dibra dhe 4 nga Shkupi. Të gjithë ndodhen në gjendje stabile, përveç dy rasteve me pneumoni të moderuar.
“Deri më tani, janë regjistruar gjithsej 11 raste të reja me koronavirusi. Numri i personave të infektuar me virus në vend deri në orën 21:00 është 42 raste. Gjendja e të gjithë pacientëve është e qëndrueshme. Dy nga pacientët kanë pneumoni të moderuar” – shkruan Filpçe.
Aktualisht janë duke u testuar edhe 22 persona të tjerë, rezultate që pritet të dalin gjatë ditës së nesërme.

Related posts

Antikorrupsioni, procedurë kundër Den Donçevit

admin

5 mijë shtetas të Maqedonisë së Veriut kanë kërkuar ndihmë të kthehen në vendlindje

admin

BDI: Urime qytetarë, rruga jonë euroatlantike u vulos

admin

Vdesin 6 pacient me koronavirus në Maqedoni, në total 44 viktima

admin

Nuk do të ketë namaze teravie gjatë këtij Ramazani në Maqedoni.

admin

Filipçe: 11 mjekë të spitalit të Kumanovës të infektuar

admin