Në Tetovë 16 persona ndodhen në vetizolim, kallëzim penal për një person i cili nuk respektoi rekomandimet

Sipas të dhënave që i bëri të ditur në konferencë për shtyp ministri për Punë të Jashtme, Naqe Çulev, në kontroll policor për shkak të vetizolimit janë gjithsej 173 persona.

Prej 173 personave, 16 janë nga Tetova. Për një person nga Tetova që nuk i ka respektuar rekomandimet ka kallëzim penal dhe Prokuroria Publike do të procedojë me rastin.

Personat që nuk respektojnë rekomandimet do të akuzohen sipas nenit 205 dhe 206 të Kodit Penal të RMV-së për përhapje të sëmundjes infektive dhe mosrespektim të udhëzimeve shëndetësore gjatë kohës së epidemisë.

Ministria për Punë të Brendshme hapi një linjë të posaçme dhe e-mail për informim dhe denoncim të mosrespektimit të masave që i ndërmori Qeveria për mbrojtjen nga përhapja nga coronavirusi.

Linja telefonike 0800 00201 do të punojë 24/7 dhe është në dy gjuhë, përkatësisht në gjuhën shqipe dhe maqedonase, kurse e-mail adresa është mvrinformaciiuslugi@moi.gov.mk.

Related posts

Pendarovski: Asnjë vend europian nuk mbështet veton bullgare

admin

Në dy komuna në Maqedoni do të shpallet gjendje krize

admin

Stoltenberg: Moment historik për Maqedoninë e Veriut, tani në NATO do të valojnë 30 flamuj

admin

Filloi seanca e Këshillit të Sigurimit, nuk marrin pjesë Spasovski, Osmani dhe Filipçe

admin

Përfunduan karantinën 160 persona, nesër tjetër fluturim nga Londra

admin

Raporti ditor i virusit, 2 viktima dhe 49 të infektuar

admin