Jashtë kontrollit situata në Spanjë, 200 vdekje brenda ditës

Bilanci i vdekjeve në Spanjë u rëndua papritur brenda 24 orësh me gati 200 vdekje të reja. Nga 309 të vdekur që ishin të hënën, sot u shënuan 491 ndërsa vendi është kthyer shumë shpejt në fokusin e epidemisë. Numri I rasteve të konfirmuara kapërceu nga 2000 në 11,178, e si pjesë e masave të dëshpëruara për të frenuar epideminë, Spanja mbylli kufijtë dhe ka mbajtur në fuqi izolimin e pjesshëm të 47 milionë banorëve të saj.

Vetëm 9 ditë më parë, kujton Bloomberg, ministra të qeverisë spanjolle ishin në mesin e 120 mijë demonstruesve që mbushën rrugët e Madridit për të shënuar ditën ndërkombëtare të grave, duke injoruar krejtësisht rrezikun e infektimit, edhe pse nga Italia mbërrinin lajmet frikësuese se Lombardia po vendosej e gjitha në karantinë. Kryeqyteti spanjoll është zona me numrin dërrmues të rasteve.

Related posts

Austria liron masat, por paralajmëron

admin

Shkon mbi 15 mijë numri i viktimave nga COVID-19 në Francë, 762 viktima në 24-orëshin e fundit

admin

SHBA, mbi 63 mijë të vdekur nga koronavirusi

admin

iPhone-i juaj do t’ju njohë edhe kur mbani maskë

admin

Hulumtimi i Oksfordit, tashmë disa njerëz janë imun ndaj koronavirusit

admin

Nga 11,5 deri në 20 orë, sa do të zgjasë koha e agjërimit në 60 qytete të ndryshme në botë

admin