BFI-ja pezullon të gjitha namazet në xhami

Bashkësia Fetare Islame pezullon të gjitha faljet e namazeve nëpër xhamitë e vendit. Kreu i BFI-së Sulejman Rexhepin tha se për të evituar përhapjen e pandemisë, në xhami nuk do të falet as xhumaja. Ai iu bënë thirrje të gjithë besimtarëve myslimanë që tu shmangen tubimeve masive dhe të ndjekin udhëzimet e organeve kompetente për të mos bërë panik. Rexhepi tha se në rast të vdekjeve si pasojë e CoVid-19, ceremonia e varrimit do të bëhet nga organet kompetente shtetërore për shkak të kontaminimit, kurse ritualet fetare do të zhvillohen pa tubime masive.

Pezullohet falja e namazit të organizuar me xhematë nëpër xhamitë e vendit, por muezinët janë të detyruar të thirrin ezanin nëpër xhami në çdo kohë të namazit. Pezullohet falja e namazit të xhumasë nëpër të gjitha xhamitë e vendit, dhe për këtë besimtarët myslimanë kanë për obligim që në shtëpitë e tyre të falin namazin e drekës”-tha Sulejman Rexhepi, Kreu i BFI-së.

Related posts

Koronavirusi , linja telefonike dhe Punkte shëndetësore në Tetovë, Zhelinë, Bogovinë, Tearcë, Çellopek dhe Reçicë

admin

Virusi korona, Mickoski dhe Zaev në izolim 14 ditor

admin

FMN: Ekonomia botërore do të tkurret me 3% në 2020

admin

30 të arrestuar për shkelje të orës policore në 24 orët e fundit

admin

Priten çmime të reja të derivateve të naftës

admin

Anulohet takimi i majit midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

admin