Takim në MPJ me ambasadorët e rajonit – do të harmonizohet regjimi i lëvizjes së mallrave

Në iniciativë të MPJ-së, shefi i diplomacisë Nikolla Dimitrov sot ka mbajtur takim pune me ambasadorët e Shqipërisë, Kosovës, Bosnje e Hercegovinës, Sllovenisë, Bullgarisë, Greqisë, Serbisë, Kroacisë dhe Malit të Zi në vend për koordinim dhe marrëveshje që do të mundësojë transport pa pengesa të mallrave në rajon.

Siç kumtoi MPJ-ja, ministri Dimitrov, i cili e ka udhëhequr takimin, theksoi se transporti pa pengesa i mallrave është në dobi të të gjitha shteteve të rajonit dhe këtë duhet ta realizojmë me rrezik minimal për shëndetin e të gjithë të përfshirëve në këtë proces.

Në takim, shtohet, morën pjesë edhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski, drejtori i Drejtorisë doganore Gjoko Tanasoski, sekretarja e përgjithshme e asociacionit transportues të Maqedonisë së Veriut, Makam-trans, Biljana Muratovska, si dhe përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut,

Nga ana e ambasadorëve, megjithatë, u prezantuan informacione lidhur me masat që janë ndërmarrë në vendet e tyre dhe të gjithë u pajtuan për krijimin e regjimit të harmonizuar të lëvizjes në këtë periudhë të krizës, qëndron në kumtesë.

Related posts

Covid-19, Prokuroria do të hetojë vdekjen e 66-vjeçares nga Struga

admin

Zaev: Kush ka para tepricë le të shkojë në spitalet private, por gjithçka që kanë klinikat private, kanë edhe në ato publike

admin

E jashtezakonshme Lord Robertson deri tek Ali Ahmeti: Udhëheqja juaj ndër vite ishte thelbësore për të arritur anëtarësimin në NATO

admin

Shumë largime nga puna në restorantet dhe kafenetë e Ohrit dhe Strugës

admin

MPB-Prokuroria: Zgjedhjet kaluan në atmosferë të qetë, korrekte dhe demokratike

admin

Maqedonia ka miell të mjaftueshëm, ja kur pritet të shtrenjtohet

admin