Qeveria pritet të miratojë masat ekonomike

Masat ekonomike për ndihmë të komunitetit të biznesit për shkak të situatës me Korona virusin, do të gjenden në seancën e sotme të jashtëzakonshme të Qeverisë. Nga Qeveria nuk zbulojnë hollësi për atë sesi do i ndihmojë shteti biznesit. Afaristët tashmë kërkuan subvencione dhe shtyrjen e pagesave.

Ekipi ekonomik punon në një pako të tërë masash dhe ato do të prezantohen nesër ose gjatë ditës në vijim- tha Venko Filipçe, ministër i shëndetësisë

Për shkak të situatës me Kovid 19 edhe Banka Popullore, mori vendim të ulë normën bazë të interesit, me 0.25 pikë përqindje, ose në nivelin prej 1.75 për qind. Kjo hap rrugën që bankat të ridestinojnë paratë në vend në bono thesare, ti destinojnë për kredi më të lira, por me një normë më të lartë se bonot. Aktualisht, sistemi bankar është i qëndrueshëm dhe likuid, dhe është në gjendje më të mirë se periudha në fillim të krizës në vitin 2008, njoftojnë nga Banka Popullore.

BPRM  

“Kjo është ulja e dytë e normës së interesit këtë vit, pas rënies në janar, kur në kushte të rezervave të larta devizore dhe lëvizjeve të ulëta të inflacionit, si dhe mes rreziqeve aktuale globale, përfshirë edhe përhapjen e infeksionit të virusit Covid 19. Theksojmë se për momentin qarkullimet janë të qëndrueshme. Niveli i rezervave devizore është komod dhe plotësisht i përshtatshëm për të reaguar siç duhet, nëse vjen deri te realizimi/materializimi më i madh i rreziqeve. 

Analistët ekonomik në vend apelojnë për zbatim urgjent të planit efikas për ndihmën e biznesit dhe qytetarëve. Analiza e fundit e “Finance Think” tregon se vendet e tjera tashmë kanë ndërmarrë “ilaçe fiskale” për ndihmën e komunitetit të biznesit siç është pagesa e anuluar e TVSH-së. Kjo masë në Danimarkë është për 30 ditë, në Greqi për katër muaj, në Spanjë për gjashtë muaj kurse në Italia në afat të papërcaktuar. Gjermania, Anglia dhe Franca kanë subvencionuar punëtorët me orar të shkurtuar. Greqia dhe Franca e anuluan pagesën e kontributeve sociale ndërsa në Britaninë e Madhe nuk do të paguhet tatimi i kompanive dhe tatimi i pronës.

Andrea Cobanova

Related posts

Shoqata Bamirëse “Jetimat e Ballkanit me aksion humanitar në Çair

admin

Tetova po respekton vendimin për lëvizje të kufizuar

admin

Afro 325 mijë qytetarë do të marrin kartela pagesore

admin

​Bota mobilizohet për të ndihmuar Italinë në luftën kundër koronavirusit

admin

13 prilli, ditë jopune për qytetarët e besimit katolik

admin

Zyrtarë qeveritar kanë qenë në kontakt me Zaevin, presin rekomandime nga Filipçe

admin