Nesër pritet të anulohen zgjedhjet në Maqedoni

Kabineti i kryetarit Stevo Pendarovski për AIM vërtetoi se kreu i shtetit, nesër në Vila Vodno do t’i presë në takim liderët e partive kuvendare LSDM, OBRM-PDUKM, BDI, PDSH, Lëvizja Besa, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa.

Kryetari Pendarovski nesër thërret takim liderësh për të diskutuar mundësinë e anulimin të zgjedhjeve kuvendare të caktuara më 12 prill, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga kabinet i Pendarovskit theksojnë se në takim do të marrin pjesë edhe kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi dhe kryetari i Qeverisë, Oliver Spasvoski.

Data e zgjedhjeve ishte marrëveshje e partive politike e arritur në takimin të cilin Pendarovski e organizoi në tetor të vitit të kaluar pas mbajtjes të Samitit të Këshillit Evropian./Telegrafi/

Related posts

Pendarovski do të mbajë mbledhjen e liderëve në gjysmën e parë të muajit maj

admin

57 vite nga tërmeti që shkatërroi Shkupin

admin

Dibër dhe Qendër Zhupa, gjendja e sigurisë është stabile

admin

Doriev te Shkëndija, Radeski te Akad. Pandev?

admin

Nesër priten të miratohen masat ekonomike

admin

Partitë politike kërkojnë përgjegjësi për liturgjinë në Strugë

admin