MPB-ja në seancë qeveritare do të propozojë masa parandaluese për shëndetin dhe sigurinë e qytetarëve

Ministri i Punëve të Brendshme Naqe Çulev në profilin e tij në Fejsbuk i publikoi masat që MPB-ja sonte i propozoi në seancë qeveritare në drejtim të ndërmarrjes së masave parandaluese për sigurimin e shëndetit dhe mbrojtjen e qytetarëve.

Një nga masat që propozohet është që Shërbimet administrative të punojnë me orar të ndryshuar, gjegjësisht në Shkup nga ora 7:30 deri në 18:00, ndërsa në qytetet tjera nga 7:30 deri në 16:30. Vendimin, siç shkruan Çulev e propozojmë në bazë të analizës së vizitueshmërisë në ditët e kaluara.

“Me masat për ndërprerje të Qeverisë të kyçen edhe autoshkollat dhe Qendrat e provimeve. Armata ta marrë tërësisht sigurimin e kufirit të gjelbër edhe atë në rajonin e SP për mbikëqyrjen kufitare Bllatë dhe SP për vendkalimin kufitar Xhepishtë, me qëllim që efektivët e policisë nga Policia kufitare të vendosen në funksion të qytetarëve nga rajonet ku është shpallur gjendje e jashtëzakonshme”, shkruan Çulev në Fejsbuk.

Propozohet që resurset e ndërmarrjeve publike, para se gjithash në pjesën e automjeteve të terrenit të vendosen në dispozicion të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Gjithashtu do të propozohet që në vendkalimet kufitare, duke përfshirë edhe aeroportin e Shkupit, të gjithë personave që hyjnë në vendin tonë t’u jepet urdhër dhe formular për deklaratë për vetizolim.

“Momentalisht, Ministria e Punëve të Brendshme kryen sigurim patrullues të autobusëve me të cilët 32 shtetas të Shqipërisë dhe 20 shtetas të Kosovës nga aeroporti i Shkupit do të përcillen me shoqërim policor deri në vendkalimin kufitar në dalje të shtetit”, shkruan ministri Çulev në profilin e tij në Fejsbuk.

Related posts

Filipçe: 7 persona në gjendje të rëndë

admin

Bekteshi: Po bëjmë përpjekje të dalim nga kjo situatë me pasoja sa më të vogla

admin

Dr. Mikiç: Herët për parashikime, ne jemi akoma në fillim të pandemisë

admin

Spasovski apel qytetarëve te Kumanovës: Nuk ka hapësirë për panik

admin

Shkelja e rregullave gjatë pandemisë, publikohen informacione për lëndët

admin

“Kovid-19” – Shilegov shpalos masat e Qytetit të Shkupit

admin