Komuna e Tetoves me vendime te reja

Komuna e Tetovës vazhdon me masat konkrete lidhur me parandalimin e përhapjes së mundshme të COVID19 (Koronavirusit) në teritorin e komunës së Tetovës. Në këtë drejtim:
🔻Të vazhdohet me intenzitet akoma më të madh me procesin e larjes dhe dezinfektimit të rrugëve në qytet dhe veçanërisht të hapësirave përreth kontejnerëve;
🔻Të vazhdojë procesi i dezinfektimit të çerdheve, shkollave fillore dhe të mesme në komunën e Tetovës;
🔻Dezinsektimi nga toka do të kryhet si masë preventive në javën e parë të muajit prill, atëherë edhe kur pës shkak të temperaturave do të mund të paraqiten mushkonjat e para apo dëmtues tjerë;
🔻Këtë të premte do të vazhdojë procesi i filluar i deratizimit të shahteve në komunën e Tetovës;
🔻2 javë do të mbyllet Tregu i gjelbër në Tetovë, si dhe nuk do të lejohet hapja e tregjeve të përkohshme në gjithë teritorin e komunës së Tetovës brenda kësaj periudhe kohore;  
🔻Edhe pse në komunën e Tetovës akoma nuk kemi rast pozitiv të konfirmuar me COVID19, është shumë e rëndësishme që qytetarët tju përmbahen rekomandimeve dhe vendimeve qeveritare për menaxhim të situatës rreth përhapjes së Coronavirusit, duke qëndruar në shtëpi , dhe të dalin vëtëm për të furnizuar ushqim dhe medikamentet e nevojshme. 
🔻Preventiva përmes qëndrimit në shtëpi dhe vetizolimit është shumë e rëndësishme nga fakti se bëhet fjalë për një patogjen shumë transmisiv, me një periudhë inkubacioni prej 14 ditësh.

Related posts

Komunikacioni në mbarë vendin po zhvillohet nëpër rrugë kryesisht të thata

admin

Shënohet viktima e katërt nga virusi Korona

admin

Covid-19, dy viktima dhe 49 raste të reja në Maqedoni

admin

Sot merret vendimi edhe për rastin “Transportuesi”

admin

Llukarevska: Kompanitë në mënyrë vullnetare vendosin për masat

admin

Sot mbahet takimi i liderëve të partive politike

admin