Arrestohet pronari në Gostivar ,nuk i respektoi vendimet e Qeverisë kundër virusit korona

Sot rreth orës 13.00, pjesëtarët e policisë nga Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë- Departamenti për Punë të Brendshme Gostivar, e kanë privuar nga liria 51- vjeçarin A.A. nga Gostivari, pronar i objektit hotelerik në Gostivar.
Arsyeja që personi A.A. është privuar nga liria, është se në objektin e tij hotelerik në rrugën ,,Goce Dellçev” në Gostivar, i cili ka qenë i hapur në kundërshtim me vendimin dhe paralajmërimet e qeverisë, për menaxhimin me ,,Korona virusin” me ç’rast disa persona kanë qenë të shërbyer me ushqim përbrenda objektit përcjellë TetovaSot.
Personi A.A. është mbajtur në Stacionin policorë Gostivar, dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të përgaditent parashtresë adekuate.
Ministria e Punëve të Brendshme edhe një herë apelon deri tek qytetarët, që plotësisht dhe pa kushte, ti respektojnë dhe tu përmbahen vendimeve, paralajmërimeve dhe këshillave të qeverisë, dhe ju paralajmëron se çdo mosrespektim do të sanksionohet në mënyrë adekuate, në bazë të rregullativave ligjore.TS

Related posts

Njoftim për qytetarët që skanojnë llogaritë fiskale

admin

Qeveria pritet të vendos sot për ri-programim të buxhetit

admin

Mosrespektimi i orës policore, arrestohen 57 persona

admin

Filipçe: Komisioni do të propozojë nëse dhe kur do të ketë kushte për zgjedhje

admin

Zaev: Kush ka para tepricë le të shkojë në spitalet private, por gjithçka që kanë klinikat private, kanë edhe në ato publike

admin

Filipçe: Përdorim teste gjermane për Kovid 19, testimi masiv mund ta shtrembëroj pasqyrën

admin