Virusi korona në RMV, këto janë vendimet e Qendrës për menaxhim me kriza

Shtabi i përgjithshëm sot në hapësirat e Qendrës për menaxhim me kriza (QMK) ka mbajtur takim lidhur me ekzistimin e gjendje së krizës në një pjesë të territorit të vendit, gjegjësisht në komunën e Dibrës dhe Qendrës Zhupa për përballje me përhapjen e koronavirusit, njofton. MIA

Drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza, Agron Buxhaku i prezantoi pikat e planifikuara në rendin e ditës të cilat i miratuan pa vërejtje.

Siç kumtoi QMK njëri prej konkludimeve të seancës së sotme është që Qendra për menaxhim me kriza ta organizojë dhe koordinojë vendosjen e artikujve për ushqim dhe mjete teknike në zonat e krizës. Kërkesa që të dorëzohen deri tek Qendra për menaxhim me kriza dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Shëndetësisë dhe Njësitë e vetëqeverisjes Lokale në Dibër dhe Qendrën Zhupa do të përcaktohen terminet dhe vendet për marrje.

Është sjell edhe konkludim për daljen e personave dhe bartjen e artikujve për ushqim dhe mjete teknike materiale nga zona e krizës, si dhe për personat të cilët janë ngujuar në vendet e banuara në perimetrin e sigurimit dhe nuk janë pjesë e zonës së krizës, është ndaluar dalja e të njëjtës, ndërsa institucionet do t’ua sigurojnë nevojat në produkte ushqimore, pajisje dhe ilaçe.

Related posts

Policia jep detaje për 33 vjeçarin nga Piroku që tentoi të ikë gjatë ‘orës policore’

admin

Shkup, nis qarkullimi provë i autobusëve të rinj

admin

Spasovski: Gjoba në të holla, por edhe me burg për ata që nuk do t’i respektojnë rekomandimet për mbrojtje

admin

Do të përgatitet plan për kufizimin e lëvizjes, shtyhet afati i dokumenteve personale

admin

Lazim Destani viziton Klinikën Kirurgjikale në Shkup

admin

Vazhdojnë përplasjet tek ASH,Tateshi ia tregon stacionin e fundit Shumit

admin