Veliu: Ata që po përhapin lajme të rreme dhe panik për coronavirusin do të përgjigjeni para ligjit

Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu, ka paralajmëruar do të merren masa ligjore ndaj të gjithë atyre të cilët, në situatën në të cilën gjendet vendi, si pasojë shfaqjes së coronavirusit, përhapin dezinformata dhe shkaktojnë panik te popllata.

Veliu, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “PROPAGANDUESIT dhe DEZINFORMUESIT i paralajmërojmë se, institucionet e sigurisë janë duke monitoruar vazhdimisht situatën dhe se ata do të identifikohen, dhe do të përgjigjen para ligjit për veprimet e tyre”.

Postimi i Veliut:

“Qytetarë të nderuar, KUJDES!!!

Në këto ditë që po kalon shteti ynë dhe bota në përgjithësi, në luftën kundër pandemisë COVID-19, persona të papërgjegjshëm, me qëllim, janë duke propaganduar dhe dezinformuar me lajme të rreme dhe të orkestruara, duke u munduar të shkaktojnë panik në popullatë.

U bëjë thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, që t’i verifikojnë të gjitha lajmet që i lexojnë, dhe mos të bien pre e këtyre dezinformatave dhe propagandës.

Ndërsa PROPAGANDUESIT dhe DEZINFORMUESIT i paralajmërojmë se, institucionet e sigurisë janë duke monitoruar vazhdimisht situatën dhe se ata do të identifikohen, dhe do të përgjigjen para ligjit për veprimet e tyre”, ka shkruar Veliu.

Related posts

Rama citon Albert Einstein: Vështirësia e prezanton njeriun me vetveten

admin

Thaçi: Bashkimi i shqiptarëve në Luginë dha rezultat

admin

APELI I METËS PËR QYTETARËT: MOS BËNI EKSPERIMENTE NË KËTO MOMENTE KRITIKE

admin

21 vite nga rënia e Agim Ramadanit – “Katana”

admin

Kosovë, masa të reja kundër Covid-19

admin

Veseli në iftar me prindërit: Nga konaku i babës, uroj këdo që punon mbarë

admin