Apostolov: Të rinjtë që shëtisin nëpër kafene le ta dinë se në klinikën infektive nuk ka WIFI

Ivica Apostollov, punonjës në i Institutit për biokimi klinike Shkup dhe kryetar i Shoqatës së laborantëve mjekësorë-Qendra Klinike Shkup, u bën apel të rinjve që të përmbahen nga shoqërimi në kafene për shkak të rrezikut të përhapjes së koronavirusit, shkruan FOKUS transmeton PORTALB

Ai shton se është i shqetësuar nga imazhet e kafeneve plot me të rinj çdo ditë dhe porositë që rekomandimet e Ministrisë së shëndetësisë dhe OBSH-së të merren seriozisht.

“Është për të mirën tuaj, përkatësisht për të mirën tonë. Shoh të rinj, të veshur mirë, i kan mbushur kafenetë, sikur shërbëtorët e kuajve i kur o çojnë për ujë duke e shijuar diellin. Thjeshtë të bëjnë të mendosh se ata duan të sëmuren përkundër kësaj! Unë do t’i kisha porositur të kenë përgjegjësi, të rinjtë mbase nuk do të vdesin nga koronavirusi dhe do të shërohen, por le ta dinë që në dhomat e izolimit infektiv nuk ka Wi-Fi dhe qasja në 4G është e bllokuar, besoj se vështirë se do ta durojnë atë gjë! Do t’i këshilloja ata të qëndrojnë në shtëpi, të shikojnë filma, të lënë kafenetë për më vonë” – thotë Apostollov.

Shton se këto ditë ai shpesh bën thirrje për më shumë vetëdije dhe përgjegjësi në profilin e tij në Facebook.

“Ju lutemi theksoni, po lexoj dhe më duhet të reagoj se disa njerëz po e keqinterpretojnë deklaratën e djeshme të zëdhënësit të Komitetit kombëtar të shëndetësisë të Kinës.” Zëdhënësi nuk tha që sëmundja ngjitëse COVID-19 është punë e kryer dhe se në Kinë nuk kishte të sëmurë dhe se janë shëruar, por tha se kulmi i gjendjes aktuale në përhapjen e infeksionit koronavirus që shkakton sindroma të ndryshme të frymëmarrjes te njerëzit në Kinë ka përfunduar. Dhe mos harroni se kokat më të mëdha në botë janë mbledhur në OBSH, e jo në Google” – tha Apostollov.

Related posts

Spasovski: Do të dënohen ata që do të vijnë nga jashtë, e nuk do të vetëizolohen

admin

Strugë, regjistrohen dy persona me virusin korona

admin

Arrestohen 44 persona për mosrespektim të masës për ndalesë të lëvizjes

admin

Filipçe: Presim raportin përfundimtar për të infektuarin në Veles

admin

LAMM: Ndalesa për kamionë në Strazhë dhe rrugën Mavrovë-Dibër

admin

Krijimi i imunitetit të shpejtë kolektiv, i dëmshëm

admin