Policia me kontrolle të përforcuara për zbatimin e masave kundër koronavirusit

Ministria e Punëve të Brendshme sot kumtoi se do të formojë Trup koordinativ për zbatimin e masave lidhur me gjendjen me KOVID-19.

MPB i ndërmerr të gjitha masat dhe aktivitetet me qëllim të mbrojtjes së qytetarëve, ndërsa për të gjitha masat e ndërmarra do të informojë opinionin përmes sektorit për marrëdhënie me opinionin, në koordinim me institucionet tjera.

Siç thuhet në kumtesë, nëpunësit policorë bëjnë dhe do të bëjnë kontrolle të përforcuara lidhur me zbatimin e masave që i ndërmerr Qeveria me qëllim të ballafaqimit me problemin me KOVID-19.

“Apelojmë deri te të gjithë qytetarët t’u përmbahen masave dhe drejtimeve të rekomanduara, të miratuara nga Qeveria lidhur me pengimin e përhapjes së koronavirusit. Të gjithë ata që i shkelin rekomandimet e dhëna do të sanksionohen në pajtim me nenin 205 dhe 206 nga kodi penal”, thuhet në kumtesë.

MPB, siç potencohet ndërmerr masa dhe aktivitete adekuate edhe për mbrojtjen e të punësuarve të saj përmes furnizimit të mjeteve për dezinfektim, doreza mbrojtëse dhe mjete tjera.

Në procedurë është hapja e linjës telefonike ku qytetarët do të mund të marrin informata për shërbimet në MPB, me qëllim që të shmanget ardhja në institucione nëse kjo nuk është e domosdoshme dhe për këtë në mënyrë adekuate do të informohet opinioni.

Related posts

Mbyllen 14 lokale në Tetovë, nuk zbatuan masat e rekomanduara

admin

Shoqata Bamirëse “Jetimat e Ballkanit me aksion humanitar në Çair

admin

Koronavirusi , linja telefonike dhe Punkte shëndetësore në Tetovë, Zhelinë, Bogovinë, Tearcë, Çellopek dhe Reçicë

admin

Shkup, gjendet i vdekur 56 vjeçari nga Kosova

admin

Filpçe: Situata në Kumanovë, nën kontroll

admin

MPB: 50 persona nuk kanë respektuar orën policore, 42 u arrestuan

admin