Bllacë, lejohet vetëm dalja e shtetasve të Kosovës

Rruga Shkup-Bllacë nuk kishte qarkullim të zakonshëm sot. Ndërsa Kosova ka mbyllur të gjitha pikat kufitare me Maqedoninë e Veriut. Këtë vendim Qeveria kosovare e ka marr si masë preventive ndaj virusit Korona”.

Shtetasit e Kosovës që kishin marr lajmin për mbylljen e kufijve, transportoheshin deri në pikën kufitare të Maqedonisë së Veriut nga të afërmit e tyre. Një pjesë e qytetarëve që nuk ishin të njoftuar, ktheheshin nga nëpunësit policorë. Por kishte edhe qytetarë që ktheheshin nga Kosova.“E përcolla një të afërm në aeroport. Qëndrova tek miqtë një natë dhe po kthehem. Qytetarëve të Maqedonisë në dalje nuk na penguan Kosova por na thanë mos u ktheni më. Këtë na e bën me dije edhe në kufirin kosovar dhe në atë maqedonas”

Një numër i madh i shtetasve të Kosovës, për shkak të mbylljes së Aeroportit të Prishtinës, vinin në Shkup. Në pikën kufitare të Bllacës u panë dhjetëra taksi të Aeroportit.

“Po ka pasagjer që vijnë nga shtetet Skandinave dhe vende tjera. Kufiri është mbyllur dhe familjarët nuk vij dot t’i marrin, prandaj po i transportojmë ne. Nuk e di a mund të hyjmë ne ajo, por neve vet nuk po guxojmë. Dëgjova se as shtetasit kosovar nuk lejohen të hyjnë në Maqedoni”

“Po ka shumë që vijnë. Tani e solla një udhëtare nga Aeroporti në kufirin me Kosovën”

Pos vendkalimit kufitar në Bllacë, të mbyllur mbeten edhe dy kalimet tjera me Kosovën ai në Jazhincë dhe në Bellanoc

Adrian Kerimi

Related posts

Kriza ekonomike, qeveria pritet të huazon 570 milion euro

admin

Janë lajmëruar 17 raste të zjarreve në ambient të hapur në Shkup

admin

Derkoski: Jemi të gatshëm për zgjedhje, por nevojitet stabilizim i situatës me koronavirusin

admin

Përfundon sot fushata, nga mesnata fillon heshtja zgjedhore

admin

Qytetarët nga ora 16:00 në karantinë prej 85 orësh

admin

Pendarovski do të mbajë mbledhjen e liderëve në gjysmën e parë të muajit maj

admin