Zyrtare: Bundesliga pezullon kampionatin

Bundesliga ka pezulluar zyrtarisht të gjitha garat e saj menjëherë për shkak të coronavirusit.

Bundesliga ishte e vetmja ligë e mbetur nga pesë kampionatet mëdha që akoma ishte pa u pezulluar.

Plani ishte që të zhvilloheshin ndeshjet e kësaj fundjave pas dyerve të mbyllura dhe të pezullonte ligën nga e hëna.

Megjithatë me rastet e coronavirusit në rritje në të gjithë Evropën, DFL ka marrë vendimin për të pezulluar Bundesligën dhe Bundesligën 2, menjëherë.

Ligue 1 dhe Liga Premier njoftuan sot se kampionatet e tyre përkatëse do të pezullohen deri më 3 prill, siç ka bërë Serie A.

La Liga njoftoi dje se do të pezullojnë të gjithë futbollin në Spanjë.

Për më tepër, UEFA njoftoi edhe sot se garat e tyre evropiane gjithashtu do të pezulloheshin. /Telegrafi/

Related posts

Zidani në mesin e 3 trajnerëve më të mirë te Reali

admin

Historia interesante e Samuel Eto’o, sulmuesi që për pak sa nuk e humbi tërë pasurinë shkaku i agjentit

admin

CR7 në Madeira, kalon pushimin në një vilë luksoze

admin

UEFA publikon renditjen e 20 klubeve më të mira në Evropë

admin

Testet “Covid 19” te Fenerbahçe, të gjitha negative

admin

Maradona: Liverpooli dhe Kloppi, tani janë të preferuarit e mi

admin