Të hënën do të thirret Këshilli për Siguri Kombëtare, Pendarovski do të rekomandojë prolongim të zgjedhjeve për shkak të virusit

“Unë kërkoj falje për pakëndshmërinë në hyrje, megjithatë, ata janë rekomandimet më të reja të Qeverisë që duhet t’i respektojmë. Supozoj se deri më tani asnjëherë nuk keni hyrë në konferencë për media në të cilën para se të hyni ua kanë matur temperaturën”, theksoi Pendarovski.

Masa të përforcuara për kujdes edhe te shefi i shtetit Pendarovski. Konferenca për media u mbajt jashtë, ulëset kishin 1 metër distancë, dezinfektim i patjetërsueshëm i duarve, ndërsa në dispozicion kishte edhe doreza. Presidenti për të hënën caktoi mbledhje të Këshillit për siguri ku do të marrë pjesë edhe Ministri i shëndetësisë. Do të debatohet për gjendjen aktuale me korona virusin, por në kundërshtim me qëndrimin e partive që të mos prolongohen zgjedhjet, ai nuk e shkyç këtë mundësi, nëse vlerësohet se ka nevojë për shpalljen e gjendjes së krizë apo gjendjes së jashtëzakonshme.

“Unë mendoj se kjo është paralajmëruar edhe nga partitë politike, së paku pas takimit të djeshëm të liderëve se ata në 5 deri më 10 ditë përsëri duhet t’i kthehen kësaj çështjes, për shkak se të gjithë e kemi shumë të qartë se prioritet absolut i kësaj situate është shëndeti i qytetarëve tanë. Nëse prolongohen zgjedhjet për një apo dy muaj, nuk do të jetë fundi i botës”, pohoi Pendarovski.

Pendarovski theksoi se edhe kabineti i tij i ka vendosur në minimum të gjithë ngjarjet dhe se prolongohen kontaktet dhe udhëtimet. Për këtë arsye anulohet edhe udhëtimi në Uashington ku në mënyrë solemne duhej të deponohet protokolli aderues dhe me këtë të zyrtarizohet anëtarësia e vendit në NATO, por nuk pret të pengohet hapja e negociatave me BE-në.

“Për fat të keq, për shkak të korona virusit ne nuk mund të organizojmë ngjarjen ku deshëm në mënyrë simbolike të tregojmë edhe aderimin fizik në NATO, më 23 mars, tashmë kemi caktuar edhe ngjarjen në Departamentin shtetërorë amerikan. Koordinimi në Bruksel në lidhje me marrjen e datës për negociata për vendin tonë kanë mbaruar në mënyrë praktike. Informacionet tona nga kanalet zyrtare thonë se dy shtetet Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria do të marrin dritë jeshile” tha Stevo Pendarovski.

Pendarovski i thirri qytetarët të respektojnë masat, të mos shpërndajnë panik, ndërsa theksoi që të mos shpërndahen lajme të rrejshme për gjendjen me korona virusin. Kemi identifikuar raste kur jo nga mosdija, por në mënyrë të organizuar, qëllimisht, shpërndajnë informacioneve jo të sakta që të keqpërdoret gjendja për ndonjë qëllim dhe të krijohet panik, theksoi shefi i shtetit.

Related posts

Xhemaili: Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme, nuk duhet të merret si shqetësim!

admin

Filipçe: Ka numër të mjaftueshëm të testeve për COVID-19

admin

155 persona të arrestuar për shkelje të orës policore

admin

Bekteshi: Po bëjmë përpjekje të dalim nga kjo situatë me pasoja sa më të vogla

admin

21 persona thirren në bisedë informative për ngjarjet në Hasanbeg

admin

Modestia e Ali Ahmeti: Negociatat me BE-në, meritë e të gjithëve

admin