Presidenti i përjetshëm Vladimir Putin

Duke ia lejuar vetes të jetë president deri më 2036, Putin ka siguruar, se për një periudhë të parashikueshme: Ai do të mbetet i vetmi politikan relevant i Rusisë. Por ai ende është një rrezik, mendon Konstantin Eggert.

Pjesa klasike e Alexander Pushkinit “Boris Godunov” fillon me skenën, në të cilën banorët e Moskës, fisnikëria dhe bujqit, mblidhen përpara një manastiri. Protagonisti i fshehur në manastir, emrin e të cilit mban vepra, është rastësisht kunati i carit të vdekur Fjodor. Ky i fundit nuk ka lënë asnjë trashëgimtar mashkull. Godunov hiqet sikur nuk e do kurorën, që i ofrohet atij prej këshillit të Bojarëve. Fillimisht ai bën sikur nuk do, por më pas “pranon” shpejt të kurorrëzohet prej lutjeve të masës. Kjo pjesë, që është luajtur në fund të shekullit të 17-të, u publikua fillimisht më 1831 dhe më vonë shërbeu si bazë për operan me famë botërore të Modest Mussorgski. Kjo konsiderohet si një ndër udhëzuesit më të mirë praktik për politikën ruse (në përgjithësi autoritare).

E pra Vladimir Putin të martën luajti Godunovin: Ai bëri që deputetët e Dumës ta “bindin”, se do të ishte mirë për stabilitetin e vendit, që numërimi i mandateve të presidentit të rifillojë nga e para. (Deri në vitin 2024 ai do të jetë në mandatin e tij të katërt.) Kjo do të thotë, që ai mund të rizgjidhet edhe për dy mandate të tjera, e pastaj do të jetë 84 vjeç. Këtë propozim e formuloi kozmonautja e parë grua në botë, Valentina Tereshkova – një person në përgjithësi i respektuar prej rusëve. Në aspektin e teknikës së marrëdhënieve me publikun, ky ishte një hap i mençur!
Putini i përulur

Vetëm një orë më pas Putin (agjenda e të cilit mormalisht planifikohet me muaj në avancë) u shfaq personalisht në parlament duke celebruar këtë përulësi. Ai tha se do ta pranojë këtë propozim vetëm me kushtin, që Gjykata Kushtetuese ta shpallë këtë si hap të pastër ligjërisht. Dhe nëse zgjedhësit në referendumin jo obligativ të planifikuar në prill do të pranojnë ndryshimet kushtetuese të inciuara prej tij, pra prej Putinit. Meqënëse kjo reformë parashikon edhe më shumë mbështetje sociale për rusët e varfër, nuk ka aspak dyshim, që qytetarët do të votojnë pro ndryshimeve. E nëse jo, atëherë autoritetet do të ofrojnë rezultatin e “duhur” – përmes manipulimeve të zakonshme të listave zgjedhore si dhe me plotësimin e fletëve të votimit.

Do të kishte qenë më e vështirë që ky plan t’i kalonte Gjykatës Kushtetuese. Më 1998 p.sh. gjykata nuk e lejoi Boris Jelcinin, që të anashkalohej numërimi i mandateve të tij. Ndonëse ai qysh në fillim të mandatit të parë u zgjodh president i një subjekti të dështuar ndërkohë – një republike brenda Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike (BRSS) dhe jo i një shteti të pavarur. Gjithashtu kushtetua e re ruse ishte miratuar më 1993. Por gjyqtarët e sotëm të Gjyktës Kushtetuese njihen, që u shkojnë pas dëshirave të Putinit. Përveç kësaj legjislacioni rus nuk argumenton me raste precedente. Argumenti se “ai gjykim ishte atëherë, por rasti në fjalë është tani” ua lehtëson punën gjyqtarëve.

Në mënyrë demosntrative Putini i refuzoi kërkesat e një deputeti, për shfuqizimin e të gjitha kufizimeve lidhur me mandatin e presidentit. Projektligji për kushtetutën e reformuar e kufizon mandaitn presidencial në dy herë nga gjashtë vjet. Kjo e bën Putinin unikal për të gjitha kohërat dhe i jep atij një lloj rezatimi si “babai i kombit”. Teorikisht ky është madje një përparim kundrejt legjislacionit aktual, që i lejon një presidenti, të kryejë dy mandate e në rast nevoje edhe disa mandate njeri pas tjetrit. Putini e shfrytëzoi këtë boshllëk ligjur, teksa më 2008 pas dy mandave me kryeministrin Dmitri Medvedev këmbeu pozicionet.

President i përjetshëm?

Duke pasur parasysh moshën (në tetor ai mbush 68 vjeç) Putini të martën u kujdes, që de facto ai mund të bëhet një president i përjetshëm – nëse e dëshiron këtë. Kjo i jep avantazhe afatshkurtëra presidentit, por në afatgjatë i krijon atij telashe. Putin e ka etabluar sërish Rusinë si një qendër e padiskutueshme e universit politik. Tani, që kushdo në Kremlin dhe reth tij do të hamendësojë, nëse dhe kur mund të heqë dorë ai nga posti presidencial, servilizmi në radhët e anëtarëve të së ashtuquajturës elitë politike do të arrijë një pikë të re kulmore. Putin pas shumë javësh i dha fund pasigurisë, që shkaktkoi propozimi i tij më 15 janar për një ndryshim kushtetues. Ai do të ketë më shumë pushtet, pa qenë përgjegjës për gjendje ekonomike të Rusisë. Ekonomia tani do të përballet me goditje të mëtejshme, pasi Kremlini javën e kaluar i hapi rrugën konfrontimit me OPEC-un.

Elektorati bazë tkurret

Në afatgjatë premisat nuk janë fort të mira. Elektorati tradicional i Putinit nga brezi i lindur në kohën e Bashkimit Sovjetik po tkurret, stabiliteti nuk dallon më prej stanjacionit. Që reforma kushtetuese shkel jo vetëm frymën, por edhe paragrafët ligjor, kjo është e qartë për njerëzit në Moskë, Shën Peterburg dhe në një sërë qytetesh të tjera, ku bëhet politikë ruse. Disa do të emigrojnë e kësisoj potenciali ekonomik dhe intelektual i Ruisë do të dobësohet edhe më tej.

Por ata që mbeten, do të bëhen gjithnjë e më të pasigurtë. Përveç kësaj pjesa më e re e shtresës drejtuese të Putinit nuk do ta konsiderojë atraktive perspektivën e qendrimit edhe për 15 vjet të tjera nën udhëheqësin në plakje e po ashtu edhe rrethin e brendshëm të tij. Një luftë për pushtet sipas modelit të Stalinit ende nuk duket të ketë, por ajo nuk mund të përjashtohet me kalimin e kohës. Nisur nga fakti që “sabiliteti” kthehet në sinonim për “Putinin”, presidenti merr përsipër një barrë që në historinë mijëra vjeçare të Rusisë shpesh herë ka rezultuar si e vështirë për mbajtësin e saj.

Related posts

Eksperti i OKB: Kriza e karkalecave do të përhapet, rrezikon ushqimin e 25 milionë njerëzve

admin

Suedia thotë se qasja kontroverse ndaj pandemisë po rezulton të jetë efektive

admin

Studimi: Gjermanët kundër ndihmës financiare për sportet profesioniste

admin

Pse statistikat në Itali janë një lajm i mirë?

admin

Macron fton Kosovën dhe Serbinë në dialog

admin

OBSH paralajmëron: Lirimi i masave shtrënguese mund të rishfaqë COVID-19

admin