Presidenti brazilian Jair Bolsonaro rezulton pozitiv në testin e coronavirusit

Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, ka rezultuar pozitiv në testin e coronavirusit, sipas mediave lokale.

Testimi i tij vjen pasi sekretari i tij i shtypit u zbulua se ishte i infektuar nga virusi, pas një udhëtimi në SHBA.

Djali i presidentit brazilian, Eduardo Bolsonero, një kongresmen i cili ishte gjithashtu në këtë udhëtim, ka shkruar në Twitter që babai i tij nuk po shfaq ndonjë shenjë të sëmundjes.

Ndërkohë Bolsonaro darkoi me presidentin amerikan Donald Trump në Mar-a-Lago të shtunën, ndërsa imazhet janë publikuar në rrjete sociale. Mirëpo, Trump kishte deklaruar të enjten që nuk është i shqetësuar, që mund të infektohet nga coronavirusi.

Presidenti brazilian Jair Bolsonaro e ka quajtur shqetësimin për coronavirusin të tepërt./Telegrafi/

Related posts

Macron fton Kosovën dhe Serbinë në dialog

admin

Në Çeki nis zbatimi i “karantinës së mençur”

admin

Mjekët nga Boston dërgojnë ushqime për kolegët e tyre në New York

admin

Ribiq: ​Kroacia nuk është e gatshme për eurozonë

admin

Gjykata turke do të rishikojë statusin e Hagia Sofias

admin

Papa kërkon armëpushim në botë

admin