Bekim Memeti vendos BANKINA të reja në hyrje-dalje të Tetovës

Nis vendosja e bankinave të reja mbrojtëse në autostradën që shpie drejt hyrjes në Tetovë dhe anasjelltas. Këtë sot e kumtoi drejtori i Ndërmarrjes Publike “Rrugët e Maqedonisë”, Bekim Memeti.

Sipas Memetit, hera e fundit kur janë riparuar, jo zëvendësuar këto bankina ka qenë para 30 viteve dhe deri më tani askush nuk është interesuar se sa të njëjtat janë të sigurta.

“Me vendosjen e bankinave të reja metalike, ne garantojmë siguri më të madhe për qytetarët që frekuentojnë këtë autostradë. Ne nuk duam që askush të pësoj aksident trafiku në këtë rrugë, por po vendosim bankina të reja që të ofrojnë më tepër siguri nëse vjen deri tek një gjë e tillë”, është shprehur Drejtori i NP “Rrugët e Maqedonisë”, Bekim Memeti.

Sipas tij, banorët e Tetovës kanë mirëpritur këtë nismë dhe thonë se ishte koha e duhur për një hap të tillë nga NP “Rrugët e Maqedonisë”.

Memeti thotë se nuk do të ndalet që të angazhohet n ë të gjitha anët e vendit ku jetojnë shqiptarët dhe që çdo metelik që na takon neve do të investohet për të mirën tonë.

Related posts

Karaxhovski: Kemi propozuar karantinë në orën 22:00 për të evituar grupimet

admin

Mosrespektimi i orës policore, arrestohen 76 persona

admin

Maqedoni, fundjava e dytë të ndalimit të lëvizjes nga ora 16:00

admin

Manastir, shtresa e borës arrin 55 centimetra

admin

Edhe pas gjendjes së jashtëzakonshme, disa kategori të qytetarëve do të lirohen nga puna

admin

KE-ja parashikon deficit 3 herë më të madh për Maqedoninë

admin