Regjistrimi përfundoi me sukses, rezultatet deri në fund të marsit të vitit 2022

Regjistrimi i popullsisë, amvisërive dhe banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut përfundoi me sukses. Janë regjistruar 1.832.696 persona, 568.175 amvisëri dhe 837.255 banesa, njoftoi sonte drejtori i Entit Shtetëror të Statistikave (ESHS), Apostoll Simovski.

Në diasporë, theksoi Simovski, janë vetëregjistruar 204.805 shtetas të Maqedonisë së Veriut, më së shumti nga vendet perëndimore evropiane, ndërsa shumë më pak nga vendet tejoqeanike.

Sipas tij, shpërfillës është numri i atyre që kanë refuzuar të regjistrohen, por këto ditë do të llogaritet dhe do të dihet saktë. Megjithatë, mund të shprehet në promilë, jo në përqindje. Për ta, siç tha Simovski, ka shënime te regjistruesit dhe do të ngriten procedura.

Rezultatet nga regjistrimi pritet të publikohen në afat prej gjashtë muajve nga dita e përfundimit të regjistrimit, gjegjësisht deri në fund të marsit të vitit të ardhshëm.

“Regjistrimi është realizuar me sukses. Vendi tregoi se ka kapacitet të zbatojë një operacion të tillë statistikor. Të gjitha shtëpitë ishin vizituar, të gjithë qytetarët ishin pjesë e regjistrimit, ndërsa ata të cilët nuk ishin përfshirë, ndërsa janë pjesë e bazave të të dhënave, do të jenë pjesë e regjistrimit”, theksoi Simovski.

Ai informoi se me metodën e kombinuar të regjistrimit u mundësua ndjekja efikase e regjistrimit. Nga objektet e përfshira për jetesë, theksoi, 91 për qind ishin mjet i regjistrimit. Nëntë për qind të tjerë nuk janë për të jetuar.

“Me ndihmën e mjeteve teknike, u mundësua monitorimi efikas i regjistrimit dhe fushëveprimit të njësive të regjistrimit në terren. E shprehur në shifra, kjo do të thotë se 91 për qind e objekteve për jetesë të përfshira ishin mjet i regjistrimit, dhe nëntë për qind janë objekte të cilat nuk janë pjesë e regjistrimit. Të gjitha objektet që ishin pjesë e regjistrimit u vizituan disa herë. Aty ku, pas disa përpjekjeve, nuk u bë asnjë kontakt me qytetarët, ata u thirrën të regjistrohen në selinë komunale. Ata që nuk arritën ta bëjnë këtë do të jenë akoma pjesë e regjistrimit pasi pritet të jenë në disa nga bazat e të dhënave që do të përdoren në përpunimin e të dhënave, kështu që ne e dimë me siguri që kemi mbuluar plotësisht dhe me sukses popullsinë që aktualisht jeton në vend”, tha Simovski dhe njoftoi se fazat e ardhshme të regjistrimit do të vazhdojnë në periudhën e ardhshme.

Ai sqaroi se së pari, komisionet e rajoneve të regjistrimit duhet t’i finalizojnë aktivitetet përfundimtare – grumbullimin e llaptopëve, materiale të tjera të regjistrimit dhe kthimin e tyre në Ent, ndërsa pastaj do të fillojë procesi i përgatitjes së të dhënave sipas programit të përcaktuar dhe Planit të Veprimit.

Në konferencë për media foli edhe zëvendësdrejtori i ESHS-së Ilmi Selami.

Related posts

Ndërroi jetë lehona 27-vjeçare nga Kumanova e diagnostikuar me Kovid-19

admin

Arrijnë 5000 pasaporta në vendin tonë

admin

Padi penale për një shkupjan i cili nuk e ka respektuar vetizolimin dhe ka infektuar shumë njerëz tjerë me koronavirus

admin

Modelit të qeverisë teknike i vjen fundi, Zaev-Mickoski: Qeveria e Përzhinës nuk na duhet më

admin

Shkup, gjatë fundjavës do të realizohet spërkatje kundër mushkonjave

admin

MPB: Arrestohen 42 persona, nuk respektuan orën policore

admin