Çfarë i ndodh trurit tuaj nëse hani akullore?

Në stinën e verës akulloret janë përveçse shumë të shijshme  por edhe freskuese. Ato të japin mundësinë t’i konsumosh në shije të ndryshme, gjë e cila i bën aspak të mërzitshme. Akulloret janë të parapëlqyerat jo vetëm të fëmijëve por edhe të të rriturve.

Sipas një studimi të fundit të bërë nga një grup profesorësh në Universitetin e Tokios, është zbuluar se nëse hani një lugë të madhe akullore për mëngjes, mund të ndikojë në shpejtësinë e funksionimit të trurit. Për të vërtetuar këtë, profesorët japonezë kryen një eksperiment me një grup personash. Ata duhet të konsumonin çdo ditë në mëngjes 3 lugë me akullore. Pas kësaj ata duhet të përdornin kompjuterin për të realizuar një numër ushtrimesh mendore.

Pasi ky eksperiment u bë për disa ditë rresht, u vërejt se personat të cilët kishin ngrënë akullore, kishin reagime më të shpejta dhe ishin më të mirë në procedimin e informatave krahasuar me persona të tjerë të cilët nuk kishin ngrënë akullore për mëngjes.

Related posts

69 psikologë në shërbim të qytetarëve

admin

Ja çfarë duhet të hani sipas profesionit tuaj

admin

U anulua Eurovizioni 2020, ja kur do të mbahet

admin

Ka reaguar Fifi pas shkrimeve se është në një lidhje dashurie

admin

Angela Martini flet për bashkëshortin: Ai është i pafajshëm

admin

Stilet e rregullimit të flokëve ndër vite

admin