Tetova vendos kabina në stacione prej 4500 euro! Në fshatin Përshevcë kabina ka kushtuar 1000 euro

Komuna e Tetovës ka nënshkruar dy kontrata për vendosjen e kabinave në stacionet e autobusëve. Njëra me kompaninë Amazon me vlerë prej 24.390 euro dhe tjetra me Eurovia me vlerë prej 16.286 euro.  Për 9 kabina Komuna e Tetovës do të harxhojë 40.716 euro.

Një kabinë qytetarëve të Tetovës do tu kushtojë 4.524 euro.

AMAZON– 24 290 euro

EUROVIA– 16286 euro

9 kabina– 40716 euro

1 kabinë -4524 euro

Por vallë a është vlerë reale ky çmim i kabinave!?

Shkuam në fshatin Përshevcë të komunës së Tearcës ku para pak ditësh është vendosur një kabinë në stacionin e autobusëve. Abedin Sabri nga bashkësia lokale e fshatit tha se kabina u ka kushtuar 1 mijë euro.

Abedin Sabri: “Ky nënstacion është rregulluar nga një donator i jashtëm dhe ka kushtuar me vlerë 60 mijë denarë. Është nga metali dhe anësh është me qelq është i bërë ekstra”.

Sa është perimetri?

Abedin Sabri: “Perimetri është 3.5 metra, me lartësi 2 metra dhe e gjerësi është 1.5 metra”.

Ndryshe, javën e ardhshme pritet që të zgjidhet edhe kompania që do të furnizojnë komunën e Tetovës me pesë autobusë në vlerë prej 72 milion denarësh.

Related posts

Katër shqiptarë dëbohen nga Maqedonia, tentuan ilegalisht të kalojnë në Greqi

admin

Moti sot me diell dhe vranësira mesatare

admin

Pendarovski e nënshkroi Instrumentin për aderimin drejt NATO-s

admin

Halil Snopce pasi u be deputet vet, kerkon privilegje per deputet!

admin

Dita e punës, 1 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët e RMV-së

admin

Sofja konfirmon veton, akuzon Shkupin për nxitje të urrejtjes

admin