Sot u raportua në mediumet vendase se kabinat të cilat janë vendosur në komunën e Tetovës kanë një vlerë prej 4500 eurove, kurse e njejta dhe sipas pamjeve qe u treguan më e mirë në komunën e Tearcës është vendosur për afro 1000 euro.
Komuna e Tetovës po vendos kabina për transportin publikë por sipas dëshmive që solli njeri nga mediumet më të rëndësishem dhe më serioz në vendin tonë , buxheti i komunës së Tetovës në vlera shumë herë më të mëdhaja po paguan për këto kabina se sa është vlera në të vërtet.
Presim nga komuna e Tetovës që të tregoj se si mundet që një kabinë e cila nuk kushton më shumë se 1000 euro në të vertët, komuna e Tetovës po paguan 4500 euro për të. Kush po e keqpërdorë buxhetin e taksapaguesve të Tetoves?!