Cërvenkovski: Do ta ngrijë antarësinë time në LSDM

Ish-presidenti i Maqedonisë së Veriut Branko Cërvenkovski, i cili ka qenë edhe themelues dhe kryetar i LSDM-së, ka lëshuar deklaratë publike për udhëheqësinë e ish-partisë së tij, në lidhje me deklaratat e Zoran Zaevit.

Cërvenkovski kërkon nga anëtarët dhe udhëheqësia e LSDM-së, të distancohen nga deklaratat e Zaevit për çështjen e Bullgarisë, si dhe të mbledhin Kryesinë Qendrore të partisë.

Ish-presidenti Cërvenkovski thotë se në shtatë vitet e kaluara ka vendosur të mos jetë prezent në opinionin politik në Maqedoni, që të mos dëmtohet partia që ai e ka udhëhequr.

“Është bërë dëm i madh dhe i pakthyeshëm. Ajo që duhet të bëhet është të bëhet e qartë se qëndrimet e Zaevit, nuk janë as të Qeverisë, as të shtetit, e as të partisë. Ju drejtohem juve bashkpartiakë, që t’ju tregoj se kemi përgjegjësi për partinë tonë. Zoran Zaevi është kryetar i LSDM-së dhe ne e kemi detyrë ta zvogëlojmë dëmin sa më shumë të jetë e mundur. Nëse nuk ka asnjë reagim, qëndrimet e Zaevit do të bëhen qëndrime të përfaqësuara nga e gjithë LSDM-ja, ndërsa të jeni të bindur se kjo do të ketë pasoja katastrofike në parti dhe në shtet”.

“Pres nga ju bashkpartiakë të mi, me urgjencë ta thirrni Kryesinë Qendrore të partisë dhe në atë seancë të sillet përfundime se qëndrimet e Zaevit, nuk janë qëndrime të LSDM-së në përgjithësi. Të riafirmohen qëndrimet e LSDM-së për identitetin kombëtar maqedonas, gjuhën maqedonase, historinë maqedonase dhe karakterin antifashistë të luftës së KAÇKM-së”, shkruan në mes tjerash Cërvenkovski.

Ai thotë se deri në mbajtjen e seancës së Kryesisë Qendrore të partisë, ai do ta ngrijë anëtarësinë e tij në LSDM.

Ndryshe, kryeministri Zoran Zaev dje në një intervistë për BGNES, në mes tjerash tha se lufta e Këshillit Antifashist për Çlirimin Kombëtar të Maqedonisë (KAÇKM) nuk ka qenë ndaj fashistëve, duke përfshirë edhe Bullgarinë.

Related posts

Restorantet dhe ministritë, pa marrëveshje për masat

admin

Në Tetovë janë arrestuar tre persona, nuk respektuan orën policore

admin

Filipçe: S’ka nevojë për karantinë në Kumanovë

admin

Osmani: Shqyrtohet mundësia që ora policore të jetë nga ora 19:00 deri 05:00

admin

Kartat e identitetit dhe patentë shoferët do të dorëzohen në adresa shtëpiake

admin

MPB: 643 shkelje të masave mbrojtëse, izolohen 366 persona

admin