Shilegov e Ganiu assesi të gjejnë zgjidhje për kalimin ilegal në Bit Pazar

Në Bit Pazar vazhdojnë të bashkë ekzistojnë vendkalimi ilegal dhe ura, e cila injorohet pothuajse plotësisht nga qytetarët. Çairi dhe Qyteti i Shkupit shfajësojnë veten për përgjegjësinë.

Vendosja e objekteve të përkohshme, pa marrë parasysh se në cilën pjesë të qytetit gjendet, është kompetencë e komunave përkatëse. Qyteti nuk ka as kompetenca dhe as inspektorat ndërtimorë në këtë rast të themi, që të mund të largojë objekte të caktuara. Pa marr parasysh faktin që ndodhet në Bulevard të Qytetit, leja për punë jepet nga ana e Komunave dhe janë Komunat ato që bëjnë mënjanimin e atyre objekteve të përkohshme. Këtu kemi njëfarë konflikt interesi për të cilin flitej që kur ishte rasti tek “Mavrovasja”. Unë pres që Qyteti të mund të marrë të gjitha kompetencat – tha Petre Shilegov, Kryetar i Qytetit të Shkupit.

Pothuajse të njëjtën përgjigje morëm edhe nga Komuna e Çairit, më një ndryshim të vogël, atë të emrit të komunës përgjegjëse.

Definimi i statusit juridik të objekteve që ndodhen në Bulevarde si pajisje urbane, është kompetencë ligjore e Qytetit të Shkupit. Për objektin në fjalë ka pasur kërkesë për përcaktimin e statusit juridik në Komunën e Çairit, e cila pas shqyrtimit është konstatuar se nuk i plotësohen kushtet për legalizim dhe e njëjta është refuzuar – njoftojnë nga Komuna e Çairit.

Në këtë situatë të përplasjeve, bizneset që ndodhen në trotuar të bulevardit zgjerojnë sipërfaqen e tyre. Lëvizja më e madhe e qytetarëve në vendkalimin ilegal bëhet për të blerë produkte në këto biznese. Edhe pse objekti i vendosur në trotuar ka tashmë disa vite në atë lokacion, të dyja komunat vazhdojnë ta kategorizojnë si të përkohshme, duke drejtuar gishtin nga njëra-tjetra si kompetente për largimin e tij. Pronari i objektit në një bisedë telefonike tha se merita është e të dyja komunave, sepse procedura e legalizimin duhet të kalojë edhe tek njëra-por edhe tek tjetra. Në disa paraqitje kreu i Shkupit Shilegov kishte premtuar mbylljen e kalimit ilegal dhe largimin e të gjitha objekte pa leje.

Atje do ta mbyllim atë kalimin e jashtëligjshëm me qëllim që t’i shmangim fatkeqësitë, vitin e kaluar kishim fatkeqësi në komunikacion me pasoja të dëmshme. Gjithkush që nuk ka miratim për vendosjen e pajisjeve urbane në çfarëdolloj mënyre do të sanksionohet nga ana e Inspektoratit të Qytetit të Shkupit edhe pse ajo duhet të rezultojë me heqjen e objekteve të pa përcaktuara. Gjatë rikonstruimit do të hiqet ai kalim joligjor tek ura për këmbësorë – deklaroi Petre Shilegov, Kryetar i Qytetit të Shkupit.

Related posts

25-vjeçari përplas me makinë katër fëmijë, humb jetën fëmija 4 vjeç

admin

ASH: Dhuna ndaj grave është shqetësuese

admin

Spasovski: Lajm i mirë nga Brukseli, fillojmë negociatat për anëtarësim në BE

admin

Shkelën masën e vetizolimit, futen në karantinë dhe detyrohen të paguajnë shpenzimet

admin

800 persona dalin nga karantina shtetërore

admin

Spasovski: Nuk mund të gjithë të jenë të kënaqur nga masat ekonomike

admin