Opozita shqiptare: Gjendja e Shtëpisë së Alfabetit është dëshmia më e mirë e keqqeversisjes së BDI-së

Shqiptarët e anës së Manastirit janë rrëfim më vete. Grushti që i ka goditur ata ka qenë më i fortë. Një qytet me shumicë shqiptare konfesionesh të ndryshme, ku merrte formë çdo iniciativë e organizuar me karakter kombëtar, më 1913 mbeti jashtë trungut shqiptar. 112 vjet pas, vetëm rreth 7-8% për qind e popullatës janë shqiptarë. Të diskriminuar në secilën fushë të jetës ata ende mbijetojnë.

Pa përkujdesje u la edhe shtëpia ku lindi alfabeti që bashkoi shqiptarët, duke i unifikuar shkronjat e alfabeteve të shumta që përdoreshin në shekullin XIX dhe në vitet e para të shekullit XX. Simboli i bashkimit të atëhershëm shqiptar, i cili e shkëputi këtë popull nga Lindja dhe i dha orientim perëndimor duke përqafuar shkronjat latine, më shumë se një shekull rroi si një shtëpi e shkretë. Ndërsa sot në këtë Shtëpi që është lënë anash nga Qeveritë ku mirrte pjesë BDI, e viziton zv/kryeministri Grubi për të shënuar ditën e alfabetit shqip. Për këtë pakujdesi partitë opozitare shqiptare e fajësojnë BDI-në.

Deputeti Elmi Aziri nga Aleanca për Shqiptarët për Zhurnal ka theksuar se shtëpia e alfabetit në Manastir është dëshmia më e mire dhe fytyra e vërtetë e keqqeversisjes dhe moskujdesit dhe talljes insitucionale që i ka bërë BDI-ja kësaj Shtëpie me rëndësi historike për shqiptarët.

“Kemi 18 vite që shqiptarët janë objekt improvizimesh pa substance duke u marrë me formalitete vetëm para ndonjë feste ose gjatë fushatave parazgjedhore. Shtëpia e alfabetit në Manastir është dëshmia më e mire dhe fytyra e vërtetë e keqqeversisjes dhe moskujdesit dhe talljes insitucionale. Faktet dëshmojnë se në Maqedoninë e Veriut rreth 1400 nxënës shqiptar janë të privuar nga e drejta për të ndjekur mësimin në gjuhën shqipe, dhe e ndjekin në gjuhën maqedone, pikërisht përshkak të pakujdesit institucional, ndërkohë që kemi shkolla me vetëm disa nxënës maqedon ( 5, 6, 7) për të cilët funksionon shkolla si e tërë”, shprehet Aziri.

Edhe deputeti i AAA, Zejd Rexhepi, për Zhurnal shprehet se nga BDI ka mbetur në harresë jo vetëm Shtëpia e Alfabetit por edhe vet shqiptarët e Manastirit. Ai thotë se kur sheh eksponent të BDI-së duke vizituar Shtëpinë e Alfabetit të verbuar nga vetpëlqimi fare nuk u bëhet vonë gjendja e mjerueshme e ketij institucioni historik.

“Manastiri është pjesë e shëndritshme e historisë së arsimit shqiptar, por, për fat të keq, jo vetëm Shtëpia e Alfabetit, por, nga BDI-ja kanë mbetur në haresë edhe vet shqiptarët e Manastirit, të cilët krahas disa ministrave të arsimit nga radhët e BDI-së, ata përsëri me vite nuk mund ta shfrytëzojnë të drejtën e garantuar me ligj, respektivisht të mësojnë në gjuhën amtare shqipe. E përskaj gjithë kësaj kur i sheh eksponatët e BDI-së që akoma vizitojnë Shtëpinë e Alfabetit, atëherë të bëhet e qartë që këtyre njerëzve, të verbuar nga padrejtësitë e bëra, korrupcioni dhe vetpëlqimi, fare nuk u bëhet vonë gjendja e mjerueshme e ketij institucioni historik, apo edhe fati i arsimit në gjuhën shqipe”, ka deklaruar për Zhurnal, Zejd Rexhepi, deputet i AAA.

Ai mes tjerash thotë se edhe pse u soll një ligj për përdorimin e gjuhëve ai nuk respektohet dhe shërben mburojë formale për tu tjetërsuar përgjegjësia.

“Në parlament ne insistojmë me ngulm që të respektohet gjuha jonë, që nga dita e pare kemi qenë këmbëngulës, duke mos lejuar obstrukcione, megjithatë nëse mungon përkujdesja institucionale nuk do të ketë sukses. Ende nuk është themeluar Inspektorati që duhet të mbykqyrte zbatimin e këtij ligji. Dhe kjo bëhet me qëllim sepse do të pasonin sanksione të thella për çdo shkelje të këtij ligji”, ka potencuar për Zhurnal, deputeti Aziri.

Ndryshe, sot Manastiri nuk ka një shkollë shqipe. Shqiptarët e këtij qyteti ka kohë që përpiqen të kenë një shkollë fillore shqipe, që do ta mbante emrin “Bashkimi”, por ndaj këtyre këresave ka mbetur e shurdhur partia që për 18 vite është në pushtet BDI.

Related posts

Shkup, djali ther me thikë babain e tij

admin

PRESIDENTI DEKLAROHET PAS TAKIMEVE ME KRERËT E PARTIVE POLITIKE

admin

Covid-19 e ndërlikoi punën e punonjësve mediatik

admin

NATO, flamuri i Maqedonisë së Veriut do të valojë në Bruksel dhe Norfolk

admin

13 pacientët në gjendje stabile, po testohen shtatë raste të reja me koronavirus, dy gra shtatzënë

admin

Në Pollog mbi 500 persona janë në vetizolim

admin