Dimitrov: Nuk e kemi të qartë nëse BE-ja është serioze me ne

Zv.kryeministri për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov, në një deklaratë për “Der Standard” nga Austria, thotë se Qeveria e Maqedonisë do të përpiqet të ndalojë dëshpërimin dhe nacionalizmin pas vetos bullgare, dhe siç shton, do të orientohet në miqësimin me shtetet nga BE-ja, informon Zhurnal.

“Nëse procesi ynë i inkuadrimit u shndërrua aq shumë në problem bilateral që diskutimet për histori do të bëhen më të rëndësishme se lufta kundër korrupsionit, pavarësia e gjyqësisë, funksionimi i institucioneve demokratike, liria e mediave, rrethi i energjisë, atëherë kjo nuk është proces i cili evropeizon, por proces i cili ballkanizon. Për këtë neve na nevojitet agjendë reformuese me rrjet të miqve që janë këtu të na ndihmojnë dhe duhet të vendosim qëllime të qarta dhe të punojmë në to”, thotë Dimitrov.

Ai rikujtoi se shteti ynë ishte i pari në rajon që nënshkroi marrëveshje për stabilizim dhe asocim me BE-në, si dhe kemi patur statusin e kandidatit për 15 vite.

“Së pari ishim të bllokuar nga Greqia, por e zgjodhëm këtë problem. Më pas Franca ngriti metodologji për zgjerim e tani ka një problem të ri me Bullgarinë. Me të vërtetë është vështirë të kuptohet nëse BE-ja është serioze me ne. Në mars të këtij viti ende kishim dritë jeshile nga Këshilli i BE-së, e Bullgaria ishte pjesë i këtij konsensusi. Më pas në tetor, morëm raport shumë pozitiv nga KE-ja. Sa i përket kritereve politike, mesatarisht jemi të avansuar madje edhe në krahasim me ato vende që negociojnë disa vite”, shton ai.

Dimitrov tha se do të vazhdojnë bisedimet me Sofjen, por se nuk do të negociojnë për atë se kush jemi dhe çfarë gjuhe flasim.

“Kjo është pjesë i një procesi historik, dhe jo vendim politik. Ne i kemi borxh popullit tonë mbrojtje të dinjitetit dhe identitetit. E nëse Sofja nuk tërhiqet, do të duhet të gjejmë mënyra të reja për atë si do ta evropizojmë vendin tonë”, tha Dimitrov.///Zhurnal.mk

Related posts

Taravari: Qëndroni në shtëpi, 2 javët e ardhshme janë kyçe

admin

Njoftim për qytetarët që skanojnë llogaritë fiskale

admin

Filipçe: Masat e shtrënguara do të sjellin rezultate

admin

Mbërritën 40 shtetasit e parë nga jashtë, dërgohen në një hotel në Shkup

admin

Teuta Arifi vendos tu kthehet thenjeve profetike

admin

Osmani: Anulimi zgjedhjeve është qëndrim i BDI-së dhe konstatim i përbashkët në takimin e liderëve

admin